Publikuar më 21 Февруари, 2019 në Reprezentacioni A I Femrave
Më 21
shkurt 2019 në shtëpinë e futbollit evropian në Nion u hodh shorti për
eliminatoret për Kampionatin Evropian të femrave që do të mbahet në vitin 2021
në Angli.
Përfaqësuesja A e Maqedonisë u tërhoq nga vazoja e pestë dhe u gjet në grupin G bashkë me Francën, Austrinë, Serbinë dhe Kazakistanin.
Eliminatoret do të zhvillohen në periudhën ndërmjet gushtit 2019 deri në shtator të vitit 2020. Kualifikim në turneun final do të sigurojnë fituesit e 9-të grupeve kualifikuese, si dhe tre përfaqësueset me rezultate më të mira të vendeve të dyta. Gjashtë përfaqësueset e mbetura të vendeve të dyta do të luajnë balotazh për plotësimin e tre vendeve të fundit për kualifikim në Kampionatin Evropian.Në këto eliminatore pjesëmarrjen e kanë konfirmuar rekord prej 47 përfaqësueseve, të cilat për herë të parë do të luajnë në një format të këtillë kualifikimesh.