Në Manastir u luajt ndeshje humanitare për Igor Naumovskin

Publikuar më 30 Октомври, 2014 Lajme

Nën organizim të Federatës së futbollit të Maqedonisë, ndërsa në bashkëpunim me Komunën e Manastirit mbrëmë u zhvillua ndeshje humanitare.

Ky takim u organizua me qëllim për tu grumbulluar mjete finansiare për të ndihmuar Igor Naumovskin-djaloshin 26 vjeçar nga Manastiri, i cili ka nevojë për trajtim medicinal jashta vendit.

Në Manastir u paraqitën Ilija Najdoski, Sasha Qiriq, Tomçe Trajanovski, Zhanko Savov, Sveto Stankovski, Ilço Gjorgjioski, Boshko Gjurovski, Toni Micevski, Mitko Stojkovski, Toni Naumoski, Marjan Stojkoski, ndërsa si mysafirë të veçantë të kësaj ngjarje ishin legjenda e basketbollit të Maqedonisë, Petar Naumovski dhe yjet e muzikës së Maqedonisë, Daniel Kajmakoski dhe Vllatko Lozanoski.

Ndeshja ndërmjet yjeve të Maqedonisë dhe Manastirit u zhvillua në palestrën sportive ‘Mladost’ në Manastir. Me çdo biletë të blerë të dashamirëve të sportit dhe muzikës në Manastir, në mënyrë aktive është kontribuar për mjekimin e djaloshit të ri. Nga të gjithë të pranishmit te të rrinjtë vëmendje më të madhe tërhoqi Daniel Kajmakovski-promotori zyrat i përfaqësueses A të futbollit të Maqedonisë. Ai çdo moment të lirë e kaloi duke u shoqëruar me tifozët e tij. Yjet e futbollit të Maqedonisë paralajmërojnë ndeshje humanitare edhe në qytete tjera të vendit.



   
   
Reprezentacioni A