Në hedhjen shortit në Nyon u përcaktuan grupet për turnetë eliminatorë për femra U17 dhe U19

Publikuar më 11 Март, 2021 Deri më 19 vjet Femra, Deri më 17 vjet Femra


Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për grupet e kualifikimeve për Kampionatin Europian në konkurencë të femrave në gjeneratat U17 dhe U19 që do të mbahet vitin e ardhshëm. 

Në pajtueshmëri me ndryshimet e formatit të garave, Maqedonia në dy kategoritë do të garojë në Ligën B prej ku me kualifikim eventual në vendin e parë në grup do të kërkojë shansin që përmes fazës elite të kualifikimeve të plasohemi në Euro 2022. 

Në kategorinë U17, Maqedonia është në grup me Estoninë, Moldavinë dhe Ukrainën, ndërsa turneu kualifikues do të luhet prej 27 shtator deri më 3 tetor 2021 në Estoni. Turneu final për U17 do të zhvillohet në vitin 2022 në Bosnjë e Hercegovinë. 

Në kategorinë U19 përfaqësuesja e vendit do të luajë me Qipron, Bjellorusinë dhe Ishujt Faroe. Turneu kualifikues do të luhet në Qipro në muajin tetor 2021, ndërsa turneu përfundimtar është caktuar të zhvillohet në Çeki në vitin 2022. 



   
   
Reprezentacioni A