Publikuar më 31 Август, 2015 në Kualifikimet për EURO 2016, Lajme
“Ky është grumbullimi im i dytë me përfaqësuesen dhe mendoj se jemi njoftuar mjaftueshëm. Jam i bindur se idetë që kemi, do të arrijmë t’i realizojmë në teren. Fokusi jonë është përfaqësuesja e Luskemburgut pas së cilës të përgatitur do të presim kampionen e Evropës, Spanjën”, deklaroi Druloviq.
Në lidhje me taktikën dhe strategjinë e përgatitur, Druloviq ka shtuar: “Këto pesë ditë deri te ndeshja e parë i përkushtohen Luksemburgut. Kemi analizaur lojën e kundërshtarit dhe i udhëzoj djemtë për atë që na pret në atë ndeshje. Duhet të tregojmë karakter të madh, të jemi seriozë, profesional dhe taktikisht të diciplinuar. Përfaqësuesja e Luksemburgut ka përparuar shumë vitet e fundit dhe në çdo aspekt kjo do të jetë ndeshje e vështirë”.
Për ndeshjet me Luskemburgun dhe Spanjën janë ftuar 22 futbollistë me mundësi të thiren edhe dy tjerë. Një prej sfidat më të mëdha të përfaqësueses është fakti që disa prej reprezentuesve nuk janë në plan të parë në klubet e tyre, nuk luajnë mjaftueshëm dhe nuk janë bartës të skuadrave, gjë që paraqet problem edhe për përfaqësueset e shpresave.
“Gjithë lojtarët e mi për momentin janë të shëndoshë dhe në kondicion të mirë. Besoj se do të shënojmë fitore kundër Luksemburgut, ndërsa më pas do të kemi dy ditë për tu rekuperuar dhe të japim maksimumin kundër Spanjës. Luajmë në teren vendas dhe jemi të bindur se me mbështetjen e publikut secili prej futbollistëve do të mund të vijë në shprehje. Kuptohet se Spanja është favorit i madh, jo vetëm për ne, por në këtë moment nuk guxojmë të humbim fokusin. Në parim, në futboll jo gjithmonë fitojnë favoritët”, përfundoi Druloviq.
Për shkak të lëndimit në krahëror Jovan Kostovski nuk do të jetë në gjendje t’u përgjigjet obligimeve në përfaqësuese për këto ndeshje, prandaj në vend të tij është ftuar Krste Velkovski që luan për Sarajevën, ndërsa në pozitën e portierit të tretë është ftuar Daniel Bozhinovski i Rabotniçkit.