Në fundjavë vazhdon futbolli në Ligat e Maqedonisë

Publikuar më 04 Ноември, 2020 Liga e Parë e Maqedonisë, Liga e Dytë e Maqedonisë, Lajme


Fundjavën që pason vazhdojnë ndeshjet në Ligat vendore.

Ndeshjet që ishin caktuar të luhen më 31 tetor dhe 1 nëntor, por u shtynë me vendim të Komisionit për Gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë për shkak të ndryshimeve në Protokollin për realizimin e masave për mbrojtje nga KOVID-19. FFM ka pështatur kushtet për vazhdimin e garave në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit shtetëror për Shëndetësi dhe në bazë të Protokollit që është i pranueshëm për institucionet shtetërore për shëndetësi dhe në pajtueshmëri me këtë, në fundjavë vazhdojnë garat në Ligat e futbollit vendor. Si trup përgjegjës i futbollit presim nga gjithë skuadrat që të sillen maksimalisht serioz dhe profesional në aspekt të respektimit të masave dhe rekomandimeve që parashihen në protokollin shëndetësor për të lehtësuar organizimin e ndeshjeve në këtë kohë të krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19. 



   
   
Reprezentacioni A