Në fundjavë fillon pjesa pranverore e sezonit garues 2023-24 në LPFM

Publikuar më 15 Февруари, 2024 Lajme


Fundjavën që vjen, 17 dhe 18 shkurt, fillon pjesa pranverore nga sezoni garues 2023/24 në Ligën e Parë dhe të Dytë të Futbollit të Maqedonisë. 

Gostivar-Vardar, është ndeshja e së shtunës, me të cilën hapet java e 19-të në garën më të mirë futbollit në vend. Pesë ndeshjet e mbetura janë caktuar për të dielën me fillim në ora 14:00. 

Kampioni aktual, Struga Trim Lum do të jetë mysafir në Shkup kundër Rabotniçkit. Në Shtip Bregallnica mirëpret Tikveshin, ndërsa Sileksi në Kratovë do të mirëpret Breran nga Strumica. 

Në Shkup janë paraparë edhe dy ndeshje, në Gjorçe Petrov, Makedonija do të përballet me Shkëndijën, ndërsa në Çair, FC Shkupi mirëpret ekipin e Voska Sport. 

Nga xhiroja e javës së 19-të në LPFM, Televizioni publik do ti transmetojë ndeshjet: 

e shtunë, 17.02.2024

14:00   GOSTIVAR - VARDAR 

e diel, 18.02.2024

14:00  RABOTNIÇKI - STRUGA TRIM LUM

Ndeshjet e Ligës së Dytë të Maqedonisë janë caktuar për të shtunën me fillim në ora 14:00. Lideri i tabelës, Besa mirëpret Osogovën, derisa Detonit që ngec me 5 pikë në pozitën e dytë, do të jetë mysafir në Negotino kundër Vardarit. 

Dyshet tjera të javës së 17-të në Ligën e Dytë FM: Arsimi-Novaci, Skopje-Kamenica Sasa, Karaorman-Kozhuv, Ohrid-Bashkimi, Pelister-Bellasica dhe Teteks-Pobeda. 

Federata e Futbollit të Maqedonisë në prag të fillimit të pjesës së dytë të sezonit garues 2023/24, organizoi takime pune dhe seminare me zyrtarët e garave (delegatët dhe kontrollorët), pastaj me personat nga klubet, përgjegjës për sigurinë dhe integritetin e garës, ndërsa gjithashtu u u mbajt edhe seminari i rregullt për gjyqtarë, me theks të veçantë në ndryshimet dhe plotësimet në rregullat e lojës së futbollit dhe kuptohet përgatitja e gjyqtarëve në aspekt fizik.

Komisioni i garave në kuadër të FFM-së uron që klubet në frymën e "fer-play-it" t'i arrijnë qëllimet e parapara, kurse futbollistët të kenë paraqitje të suksesshme.



   
   
Reprezentacioni A