Në FFM u mbajt mbledhje pune për siguri në terenet e futbollit

Publikuar më 30 Јули, 2014 Lajme


Komesarët dhe zëvendës komesarët për siguri të klubeve të Ligës së Parë dhe të Dytë të futbollit të Maqedonisë në ‘Shtëpinë e futbollit’ mbajtën takim pune me temë ‘Siguria në ndeshjet e futbollit’. Në mbledhjen me përfaqësuesit e klubeve, personat e shërbimit për siguri pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë potencuan nevojën për respektim të udhëzimeve dhe kodeksit në të cilin bazohet FFM në bazë të çështjes së sigurisë në ndeshjet, duke shtuar se besojnë se edhe klubet ndajnë mendimin se përmes respektimit të rregullave dhe përmirësimit të infrastrukturës mund të arrihet siguri më e mirë për të gjithë që e meritojnë të kenë të drejtë të anojnë lirisht për klubet e tyre, ndërsa me këtë rast mos rrezikohen nga ata që kanë për qëllim të ushtrojë sjellje të dhunshme dhe njollosje të sportit. Përfaqësuesit e klubeve kaluan edhe teste për pajisje me diplomë për Komesar për siguri.



   
   
Reprezentacioni A