Në ditën ndërkombëtare të gruas, FFM promovoi strategjinë e parë për futbollin e femrave

Publikuar më 08 Март, 2022 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë për 8 mars, ditën ndërkombëtare të gruas, ka promovuar strategjinë e parë për futbollin e femrave “Më shumë femra – më shumë gola” 2021 – 2025.

Në promovimin zyrtarë të strategjisë së FFM, mysafirë tanë special ishin ambasadori i EU-së në Maqedoni, Dejvid Gir dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërns.

Duke krijuar strategjinë e parë për futbollin e femrave, qëllimi ynë është ta bëjmë futbollin femrave sportin numër një në vendin tonë për gratë dhe vajzat.

Nëpërmjet punës së strukturave në Federatën e Futbollit për Femra, ne duam të ndërtojmë një strukturë garuese zhvillimore, e cila është e shkëlqyer për femrat, por në radhë të parë synimi është zhvillimi dhe mbështetja e një strukture përfaqësuese ambicioze me sfidë për të qenë konkurruese në skenën e futbollit Europian

Në eventin e sotëm folën nënkryetari i FFM-së, Lazar Rakixhiev, sekretari gjeneral, Filip Poposvski, ndërsa përmes një video mesazhi përkrahjen e tij për këtë projekt e dha edhe seleksionuesi i përfaqësueses së SHBA-ve për femra, Vllatko Andonovski.

Lazar Rakixhiev – nënkryetar i FFM-së:

“Të udhëhequr nga “Mundësi të barabarta për të gjithë”, krijuam strategjinë e parë për futbollin e femrave në Maqedoni: Më shumë femra – më shumë gola!

Nëpërmjet promovimit frymëzues ne përpiqemi ta bëjmë lojën tërheqëse dhe të aksesueshme me synimin për të kapërcyer çdo pengesë kulturore ose praktike që mund të ekzistojë.

Ne duam që çdo vajzë që ëndërron të luajë për përfaqësuesen tonë të ndihet e sigurt se talenti i saj do të vihet re dhe se mundësitë e nevojshme për stërvitje do të jenë në dispozicion për të mbështetur zhvillimin e saj.

Futbolli i femrave është shumë më tepër se një paraqitje elitare. Duke rritur nivelet e pjesëmarrjes, ne mund të kontribuojmë edhe në shumë çështje sociale. Përmirësimi i aftësisë fizike, rritja e vetëbesimit, krijimi i mundësive të reja punësimi ose tejkalimi i keqkuptimit që lidhet me pjesëmarrjen e grave në sport.

Së bashku me kolegët e mi jemi të përkushtuar të luajmë rolin tonë të plotë në zhvillimin e lojës së femrave dhe të kontribuojmë për të qenë shumë më tepër se një spektator i futbollit të femrave”.

Filip Popovski – sekretar i gjeneral i FFM-së:

“Kjo strategji është tërësisht e përkushtuar ndaj veprimeve pozitive. Ajo ka funksionuar që nga viti i kaluar. Duke punuar në pesë shtyllat strategjike, ne synojmë të ndërtojmë dhe forcojmë një strukturë afatgjate dhe të qëndrueshme për futbollin e femrave.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë vetëm me përpjekjet tona. Për të arritur potencialin tonë të plotë, do të na duhet të vazhdojmë të punojmë me shumë partnerë të ndryshëm, duke përfshirë klubet tona, shkollat ​​tona, qeveritë lokale, mediat dhe partnerët tregtarë. Të gjithë kemi një rol të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit të femrave si sporti numër një i femrave në Maqedoni dhe shpresojmë se kjo strategji do të ndihmojë në frymëzimin e mbështetjes dhe përfshirjes së vazhdueshme.

Ne do të krijojmë qasje më të madhe në infrastrukturën tonë të futbollit dhe përmes kësaj do të përpiqemi të tejkalojmë barrierat që historikisht kanë penguar angazhimin e grave. Në nivel federate, ne do të sigurojmë që gratë të kenë mundësi të barabarta për të hyrë në strukturën tonë qeverisëse dhe rolet kryesore në ekipin tonë.

Ne si FFM nuk besojmë se vetëm një ditë në vit duhet t'i kushtohet grave. Me këtë strategji ne duam të kontribuojmë dhe të festojmë në futbollin e femrave dhe rolin e gruas në sport çdo ditë në vitet në vijim”.

Vllatko Andonovski – seleksionues i përfaqësueses së femrave në SHBA:

“Mbështetja ime për këtë projekt fantastik që do të përshpejtojë rritjen e futbollit të femrave. Për të arritur këtë do të kërkojë angazhim nga të gjithë, secili do të ketë rolin e tij. Me një plan të tillë mendoj se kemi një të ardhme të ndritur përpara, asgjë nuk mund të ndryshohet brenda natës, por mund të bëjmë shumë. ‘Kur gratë janë të suksesshme, ne të gjithë jemi të suksesshëm’. 




   
   
Reprezentacioni A