Ndryshime të detyrueshme në formacionin e përfaqësueses U 21

Publikuar më 12 Август, 2014 Deri më 21 vjet


Ushtruesi i Detyrës së seleksionuesit të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Vujadin Stanajkoviq, detyrimisht është dashur të bëjë ndryshime në formacionin e shpresave të vendit para përballjes së nesërme me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për KE 2015. Për shkak të lëndimeve përballjen me izraelitët do ta lëshojnë Kire Markovski, Taulant Sulejmanov, Kristijan Toshevski dhe Viktor Talevski. Në vend të tyre në ekipin kombëtar janë ftuar dhe tani më kanë nisur përgatitjet me U 21, Leon Najdovski (Makedonija Gj.P.), Dimitar Ivanov (Vardar), Mihajllo Mitrov (Metalurg), Kristijan Kostovski (Sileks) dhe Ersen Asani (Renova).

“Futbollistët e ftuar më vonë ishin në listën e zgjeruar për paraqitje kundër Izraelit. Problemet me lëndimet dhe mos ardhja e disa futbollistëve na detyroi të ndryshojmë, mirëpo kjo nuk ndryshon qëndrimin tonë për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen e nesërme. Ndërtojmë ekipin teknikisht dhe taktikisht në bazë të analizës së lojës së Izraelit nga ndeshjet e kaluara, ashtu edhe do të adaptojmë edhe lojën tonë. Kam thënë se kjo është një grupë e futbollistëve kualitativ dhe nuk do të tërhiqemi nga qëllimi për rezultat pozitiv”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21, Vujadin Stanojkoviq.

Ndeshja Maqedoni-Izrael në kuadër të kualifikimeve për KE në Çeki luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. 




   
   
Reprezentacioni A