Ndryshime në formacionin e përfaqësueses së femrave për ndeshjen ndaj Francës

Publikuar më 21 Септември, 2020 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Shtatë futbolliste nga përfaqësuesja e Maqedonisë për femra morën rezultate pozitive nga testi për virusin Kovid-19. Pa asnjë symptom të Kovid 19 janë dy futbolliste të izoluara nga skuadrat Kamenica Sasa dhe pesë futbolliste të ekipit Tiveria.

Formacioni i përfaqësueses së femrave të Maqedonisë së bashku me stafin teknik dhe personat që janë të përfshirë në punën e përfaqësueses para fillimit të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Francës, janë testuar për Kovid 19. Të gjithë pjesëtarët ishin në izolim dhe nuk kishin kontakt ndërmjet tyre derisa morën rezultatet.

Seleksionuesi i përfaqësueses, Kiril Ivov ishte i detyruar të kompletoj ekipin për ndeshjen me Francën. Udhëheqësi i përfaqësueses ftoi Sara Kolarovska (KFF Skopje 2014), Afrodita Salihi (KFF Skopje 2014), Dragana Gegova (KFF Skopje 2014), Elena Petrovska (KFF Skopje 2014), Sara Husein (KFF Istatov), dhe Ana Milçevska (KFF Istatov).

Rezultatet në testin e dytë për Kovid 19 kanë rezultuar negative për të gjithë reprezentueset dhe pjesëtarët e përfaqësueses së femrave.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Francës do të luhet nesër në arenën “Todor Proeski” nga ora 21:00. Transmetimin e drejtpërdrejtë do ta ketë TVM3. 




   
   
Reprezentacioni A