Publikuar më 22 Септември, 2017 në Liga e Parë e Maqedonisë, Liga e Dytë e Maqedonisë, Lajme
Me kërkesë të seleksionuesit të përfaqësueses A të
Maqedonisë, për shkak të angazhimeve të reprezentacionit në eliminatoret për
kualifikim në Kampionatin Botëror “RUSI 2018” vjen deri te ndryshimi i terminit
të zhvillimit të ndeshjeve në Ligën e Parë dhe të Dytë.
Ndeshjet e xhiros së 9-të në LPFM luhen më 30.09.2017(e shtunë), përveç takimit Vardari-Shkupi që do të zhvillohet më 01.10.2017 (e dielë) për shkak të angazhimeve të Vardarit në UEFA Europa League.
Ndeshjet e xhiros së 6-të të LDFM-së (Lindje dhe Perëndim) do të luhen më 01.10.2017 (e dielë)
Koha e fillimit të ndeshjeve mbetet e pandryshuar, ora 15:00.