Publikuar më 04 Март, 2016 në Liga e Parë e Maqedonisë, Lajme
Ju njoftojmë se për shkak të rekomandimeve për siguri nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonise, bëhet ndryshimi i terenit për zhvillimin e ndeshjes kampionale të xhiros së 21 në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit.
Ndeshja do të luhet më 06.03.2016 (e dielë), në stadiumin e qytetit në Veles. Fillimi i ndeshjes mbetet i njejtë, në orën 14:00.
VËREJTJE: Ndeshja do të zhvillohet pa praninë e publikut.