Publikuar më 18 Ноември, 2016 në Lajme
Federata e futbollit të Maqedonisë në tërësi ka përfunduar
pjesën e saj të përgjegjësive kur është në pyetje rikonstruimi i Stadiumit të
Qytetit në Tetovë, projekt i FFM-së nga programi ‘Het trik 4’ i UEFA-së për
vendosjen e terenit të ri dhe ndriçimit.
FFM muaj më parë në stadiumin në Tetovë ndërtoi terenin më modern në vend me sistem kullimi dhe ujitje sipas standardeve më të larta të UEFA-së, ndërsa këtë javë me sukses u testuan edhe reflektorët për ndriçimin e stadiumit. Komuna e Tetovës duhet të sigurojë kyçjen e stadiumit me sistemin e energjisë elektrike, obligim që duhet të realizohet për të mundur të zhvillohen ndeshje futbolli në termin të natës.
Duke i’u falemenderuar investimeve në infrastrukturë nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonsië, Stadiumi i qytetit në Tetovë për herë të parë pas 30-të viteve ka pësuar ndryshime serioze dhe përmirësime, ndërsa me realizimin e obligimeve që i takojnë Komunës së Tetovës, ekipet që luajnë dhe ushtrojnë në këtë stadium do të kenë kushte të nivelit që meritojnë.
“Kemi investuar shumë mund dhe mjete për zhvillimin e qendrave të futbollit. Ky investim është për zhvillimin e futbollit të Maqedonisë dhe një prej detyrat kryesore të Federatës. Në fillim të punës tonë kemi paralajmëruar se përmirësimi i infrastrukturës dhe zhvillimi i qendrave të futbollit janë ndër prioritetet tona kryesore dhe kjo është dëshmi se punojmë në pajtueshmëri me atë vision”, shprehet presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.
“Bëjmë gjithçka që është në kufijt e mundësive tona të japim atë që i nevojitet shtetit tonë, futbollit tonë, ndërsa ajo është infrastruktura, aty patjetër të punojmë. Duhet të respektojmë investimet dhe të shpresojmë se edhe palët tjera të përfshira në marrëveshje për këtë projekt do t’i realizojnë detyrat e tyre. Në futbollin modern terenet dhe infrastuktura janë mbase elementi kyç për zhvillimin e lojës”, shtoi Gjorgjioski.
Gjithashtu Federata e futbollit të Maqedonisë me mbështetjen e UEFA-së dhe programit ‘Het Trik 4’ për zhvillim dhe Komunën e Shtipit përfundoi aktivitetet edhe për ndërtimin dhe rikonstruimin me një teren të rid he kualitativ me bar natyral në Shtip, ndërsa në rrjedhë e sipër janë aktivitetet për rikonstruimin e stadiumeve në Prilep dhe Manastir. Në stadiumin ‘Tumbe Kafe’ në Manastir tereni është vendosur dhe lëshuar në përdorim, ndërsa mbetet të fillojë rikonstruimi i tribunës veriore para se të vendosen reflektorët për ndriçim.