Publikuar më 18 Мај, 2021 në Lajme
Renova – Ohri dhe
Tikveshi – Sileksi janë ndeshjet e balotazhit për Ligën e Parë të cilat do të
luhen në arenën “Todor Proeski” dhe në kampin stërvitor “Petar Milloshevski” në
Shkup. Dyshet janë përcaktuar sot nga shorti i hedhur në press qendrën të
stadiumit “Todor Proeski”.
Renova dhe Ohri ndeshjen do ta luajnë në stadiumin pranë “Shtëpisë së Futbollit”, ndërsa Tikveshi dhe Sileksi do të përballen në arenën “Todor Proeski”. Ndeshjet do të luhen me 25 maj (e martë), nga ora 16:00. Do të zhvillohet vetëm një ndeshje dhe nëse 90-të minutat e rregullta mbyllen me barazim, atëherë fituesi do të përcaktohet përmes penalltive.