Publikuar më 25 Декември, 2014 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e Maqedonisë zhvilloi ndeshje reviale kundër ish-reprezentueseve të Maqedonisë në nder të tani më ish-seleksionuesit Dobre Dimovskit. Para fillimit të ndeshjes, për kontributin e dhënë deri tani mirënjohje u nda për Dobre Dimovskin, udhëheqës i Maqedonisë në 100 ndeshje zyrtare. Gjithashtu mirënjohe u ndanë edhe për Marina Arsovan, për golin e parë përfaqësuesen e femrave të Maqedonisë, për trajnerët të cilët ndër vite kanë qenë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses së femrave të Maqedonisë, si dhe për gjithë futbollistet të cilat kanë patur mundësinë të luajnë për seleksionin më të mirë të femrave.
“Ky është një moment i bukur. Mora mirënjohje për numrin e madh të ndeshjeve dhe për mua kjo është e veçantë. Unë jam një prej të rrallët që ka udhëhequr ekip përfaqësues në më shumë se 100 ndeshje. Falemenderime deri te gjithë ata të cilët ishin pjesë e futbollit reprezentues të femrave, kemi pasur momente të bukura. Kemi bashkëpunuar me qëllim për të ngritur nivelin e futbollit në kategori të femrave dhe edhe pse tani më nuk jam pjesë e ekipit përfaqësues, do mbetem i kyçur në zhvillimin e tij”, deklaroi Dobre Dimovski.
Ndeshja
reviale nën atmosferë fer pleji përfundoi me rezultat të barabartë, ndërsa ra në
zy gëzimi i të gjithë të pranishmëve të cilët me të drejtë mund të quhen
pionierë të futbollit të femrave në Maqedoni.