Ndeshje humanitare në Ohër

Publikuar më 28 Август, 2014 Lajme


Të shtunën me fillim në orën 17:00 në QSR Burimet e Bilianës do të zhvillohet ndeshje humanitare në të cilën do të marin pjesë legjendat e futbollit të Maqedonisë, të cilët ndër vite kanë luajtur për përfaqësuesen e vendit. Organizatore e ngjarjes është Federata e futbollit të Maqedonisë, komuna e Ohrit dhe QSR Burimet e Bilianës, ndërsa mjetet që do të mblidhen do të jepen si donacion për shërimin e një fëmiju 11-të vjeçar nga Ohri, i cili duhet të mjekohet në Peking.

Në teren do të paraqiten veteranët e ekipit përfaqësues edhe atë: Danço Celeski, Vujadin Stanojkoviq, Boshko Gjuroski, Ilija Najdoski, Sasha Qiriq dhe një sërë ish reprezentues të Maqedonisë.

Nga futbollistët e mëhershëm të KF Ohrit do të luajnë: Danço Celeski (i cili një pjesë do luajë për Ohrin dhe një për Maqedoninë), Goce Markoski, Goce Toleski, Dragan Boçeski, Lambe Arnaudov, Jakim Bakuleski dhe shumë futbollistë tjerë nga ditët e ndritura të klubit.

Iniciator i kësaj ndeshje reviale është Danço Celeski

Çmimi i biletës do të jetë 50 denarë

Përveç blerjes së biletave, qytetarët mund të japin donacion duke thirur në numrat:

ONE – 075 143 113
VIP – 077 143 155
Т MOBILE – 070 143 105
Thirja ushton 100 denarë + DDV.

Pagesa mund të kryhet në këtë xhiro llogari: 530500017615254 Banka e Ohrit



   
   
Reprezentacioni A