Publikuar më 05 Јуни, 2017 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë luajti pa gola 0:0 me Turqinë,
në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në Arenën Nacionale në Shkup. Ndeshja e
tretë me rradhë në të cilën Maqedonia nuk pranon gol dhe nuk përjeton humbjen,
pas fitoreve kundër Lihtenshtajnit dhe Bjellorusisë.
Të përzgjedhurit Igor Angellovskit dominuan përballë rivalit të fortë, mirëpo nuk patën fat t’i gëzohen fitores. Shënuam dy gola, mirëpo të dy u anuluan shkaku i pozicionit jashtëloje. Mundësinë më të mirë për fitore e kishte Ivan Triçkovski në minutën e 88-të, mirëpo portieri turk Babakan shpëtoi nga disfata përfaqësuesen e drejtuar nga Fatih Terim.
Daniel Mojsov në minutën e 19-të shënoi gol pas harkimit të Alioskit, mirëpo goli pa të drejtë u anulua për pozicion jashtëloje nga arbitrat bullgar. Alioski në minutën e 54 për herë të dytë gjeti rrjetën e Turqisë, mirëpo sërish arbitrat anuluan golin për shkak të pozicionit jashtëloje pasiv të Pandevit.
Maqedonia përmes Pandevit, Stjepanoviqit dhe Trajkovskit nga gjuajtja e lirë kishin mundësi për gol, mirëpo nuk kishin fat t’i gëzohen epërsisë.
Turqia gjatë 90-të minutave nuk kishte asnjë goditje direkte në portën e Dimitrievskit.
Maqedonia më 11 qershor luan kundër Spanjës në ndeshjen e 6-të të eliminatoreve për Kampionatin Botëror të vitit 2018 në Rusi.