Publikuar më 02 Јули, 2020 në Lajme
Në "Shtëpinë e futbollit" sot u hodh shorti për dyshet e ndeshjeve të balotazhit për plotësimin e Ligës së Dytë-Perëndim.
Më 7 korrik në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, ndeshja e parë do të përball KF Çakllanin dhe KF Fortunën.
Më 10 korrik në Stadiumin e Qytetit në Tetovë do të përballen KF Çakllani dhe KF Veleshta.
Në rrethin e fundit më 13 korrik, gjithashtu në Stadiumin e Qytetit në Tetovë (do të luhet vetëm nëse do të ketë vlerë kualifikimi), KF Veleshta do të luajë kundër KF Fortuna.
Më 10 korrik në Stadiumin e qytetit në Shtip, ndeshje balotazhi për plotësimin e Ligës së Dytë-Lindje do të zhvillojnë KF Rosoman dhe KF Slloga Vinicë.
Të gjitha ndeshjet janë caktuar të nisin në orën 17:00.
Skuadrat që janë pjesë e ndeshjeve të balotazhit për plotësimin e Ligave të Dyta janë të detyruara pa kushte të ndjekin rekomandimet, paralajmërimet dhe masat e shkruara në Protokollin në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të të gjithë përbërësve të lojës së futbollit.
Protokoll për zhvillimin e seancave stërvitore dhe ndeshjeve-FFM.pdf