Publikuar më 19 Ноември, 2019 në Lajme
Ndeshja
eliminatore ndërmjet Ishujve Faroe dhe Maqedonisë U21 është anuluar për shkak të
fushës së ngrirë në stadiumin “Torsvulur” në Torshavn. Dueli për xhiron e 5-të
të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2021 duhej të zhvillohej sot nga ora
18:00, por kushtet e këqija në fushën e stadiumit nuk lejuan që të luhet
takimi.
Pas mbledhjes së delegatit të sfidës me arbitrat dhe personat zyrtar nga të dyja federatat është konfirmuar se ndeshja shtyhet dhe e njejta është përcaktuar të luhet në muajin qershor të vitit 2020.