Publikuar më 09 Јуни, 2014 në Aset e Futbollit
Sigurisht që tifozët e futbollit në Shkup, sidomos ata të rinj, u intereson
kurr është luajtur ndeshja e parë natën në Shkup. A ishte ai Stadiumi i
qytetit nën projektorë, ose është
luajtur në ndonjë fushë tjetër?
Sipas dokumenteve të shkruara që janë gjetur tashmë në faqet e zverdhura të ish, të vetmes gazet
ditore "Nova
Makedonija’’ ndeshja e parë natën është luajtur i në vitin e largët 1946, më 20 qershor. Sipas të dhënave të pakta deri tek të cilat aritëm të vim,janë takuar eMaqedonia dhe Rabotniçki (1-0). Në atë kohë faqet sportive nuk shkruanin aq gjerësisht për futboll, as për sportet tjera. Për atë do të jetë interesante të shkruhet se si është luajtur ajo ndeshje nate, sidomos që shumë vite më vonë në Stadiumin e qytetit u montuan reflektorë.
Për të luajtur ndeshje nate , e para pas çlirimit të Shkupit , ishte dëshirë shumë e madhe e tifozëve të futbollit në kryeqytetin ton. Në të atëhershmin,por edhe të tanishmin stadium të Rabotniçkit rreth Stadiumit t[ qytetit ishin vendosur 14 reflektor nga 1400 dhe 1600 luksa , të marrë hua nga MNT. Teatri Kombëtar i Maqedonisë ishte në anën tjetër të lumit Vardar, në afërsi të qendrës sportive ,,Kalaja’’ dhe ishte shkatërrur pas tërmetit shkatërrues (katastrofal)në vitin 1963 në Shkup. Shtyullat të cilat u vendosën ishin në pronësi të ndërmarjeve të qytetit të Postës, Telegraf dhe Telefoni (PTT), kurse për punë elektrike ishte angazhuar dhe ishte përgjegjëse ndërmarrja PEP (ndërmarrja federale elektrike). E gjithë kjo ishte e pa të holla, pse vall a do kërkonte dikush para për gjithë këtë spektakël.
Dëshmitari dhe aktori i asaj ndeshje të parë nate në Shkup pas luftës ishte lojtar nga Maqedonia, profesor Stevo Cvetkoviç,më vonë lojtar
i Vardarit. Ka pasur shumë tifozë rreth stadiumit. Edhe pse dritat ishin shumë të
fuqishme, në pjesë të caktuara të fushës topi nuk dukej mirë. Para ndeshjes
ishte lyer me ngjyrë të bardhë, por edhe kjo nuk ka ndihmuar shumë.Ishte metëvërtet shumë interesante, e paharrueshme, ndeshje për
të cilën është folur shumë, për shkak se në atë kohë për të luajtur futboll nën
reflektor ishte një tërheqje e vërtetë(atrakcion).
Savo Cvetkoviç nuk e mbani mend kush e ka shënuar gol për Maqedoninë. Ky
informacion nuk është regjistruar as në gazetën Nova Makedonija, ku vetëm është
regjistruar rezultati. Në tekst është shkruar
një pjes e shkurt e anës teknike rreth vendosjes së shtyllave dhe reflektorëve.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 60 vjet Savo Cvetkoviç e kujton atë përbërje. Luajtën: Dragan Gerov, Slavko
Dimitrovski ,Vasko Kokinovski-Makara, Cvetan Davitkovski ,Aco Ivanovski, Boris
Dimovski, Hristo Georgievski ,Blagoja Petrovski- Bella,Stojan Bogoevski-Gajda,
Gota Sazair dhe Savo Cvetkoviq. Le të kujtojmë se një vit më vonë, Savo
Cvetkoviç shënoi dy gola vendimtare për Vardarin , në kualifikimet për hyrjen në Ligën e Parë kundër Sllogës (më vonë) Vojvodinës në Novi
Sad. Vardari bëhet anëtar i ligës së parë të ish Jugosllavisë. Nuk dihet
përbërja e Rabotniçkit, por në kujtesën e tifozëve më të vjetër në Shkup kan
luajtur: Cvetan Baçvarovski ,Mile Mihailov, Shpire Petrovski ,Ilia Ignjatovski,
Vllado Dimitrovski Dushko Stefanovski, Nikolla Tanevski ,Toshe Veninov, Çedo
Hanxhiski, Stefço Dimitrovski ,Stojan Videvski dhe Aco Todorovski.