Ndeshja e parë kontrolluese, Maqedonia U18 barazon 1:1 ndaj Hungarisë

Publikuar më 14 Септември, 2021 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë ka barazuar 1:1 kundër Hungarisë në ndeshjen e parë kontrolluese ndërmjet këtyre dy ekipeve përfaqësuese.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Nexhat Shabani për fat të keq nuk arritën të shfrytëzojnë shumë raste për fitore. Ekipi jonë përfaqësues kishte epërsi 1:0, por nikoqirët në shtesat shpëtuan nga humbja.

Maqedonia e filloi mirë ndeshjen. Lojën e mirë në pjesën e parë e kurorzuam me gol përmes kapitenit Matej Angellov në minutën e 31-të.

Në vazhdim të ndeshjes, futbollistët tanë luajtën mirë. Në minutën e 70-të përmes Besar Guxhufit kishim rastin më të mirë për të rritë avantazhin, por nuk kishim fat në finalizim. Ballazh Rac në minutën e fundit nga ndeshja realizoi për të barazuar rezultatin në 1:1.

Hungaria U18 – Maqedonia U18 1:1 (0:1).

MAQEDONIA: Vasko Vasilev, Nikolla Pavlevski, Borjan Poposki, Enis Buqi, Matej Angellov (K), Maro Treneski (55’ Atdhe Kadriu), Besar Guxhufi, Marko Sofijanoski (65’ Erion Shuku), Igor Janevski, Arbnor Murati, David Lusev ( 82’ Maksim Milloshevski);

Futbollistët në pankinë: Marko Ristov, Erion Shuku, Matej Gjorgjiev, Naum Angellov, Hristijan Pop – Antovski, Hamza Memetriza, Maksim Milloshevski, Atdhe Kadriu, David Debreshillovski;

Ndeshjë e dytë kontrolluese ndaj Hungarisë do ta luajmë me 16 shtator me fillim nga ora 11:00. 




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A