Ndërtohet tribunë e re. Filloi rekonstruimi i stadiumit në qendrën stërvitore 'Petar Milloshevski'

Publikuar më 20 Февруари, 2015 Lajme

Aktivitetet të lidhura me përmirësimin e infrastrukturës në stadiumet tona është një prej qëllimeve kryesore të Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Me mjetet e programës 'Het-trik 3' të UEFA-së periudhën e kaluar u ndërtuan dhe u lëshuan në përdorim 10-të tere e me bar sintetik në komuna të ndryshme të vendit. Në projektin e ri të FFM-së në kuadër të programës 'Het-trik 4' që është në proces për vendosjen e tereneve të reja me bar natyral dhe dritave perfshihen 5 stadiume në Maqedoni. Stadiume më kualutative, organizim më i mirë i garave dhe përgjegjësia e përbashkët e pronarëve të stadiumeve dhe klubeve, sigurisht se do të ndikojnë në sjellje më të mirë në ndeshjet e futbollit. Duke u nisur nga ky fakt, FFM filloi rekonstruimin e njërit prej dy tereneve me bar natyral në qendrën stërvitore 'Petar Milloshevski' në kompleksin e FFM-së 'Shtëpia e futbollit'. Stadiumi i rikonstruar parashihet të plotësojë standardet e kategorisë së dyë të UEFA-së, ndërsa kjo nënkupton se do ti plotësojë kriteriumet për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të ekipeve të reja përfaqësuese, përfshi edhe përfaqësuesen U 21, ndërsa gjthashtu mund të luhen edhe ndeshje të fazave parakualifikuese të UEFA-së të Kupave Evropiane. Stadiumi i ri do të ketë kapacitet prej 1 500 vendeve për tu ulur, do të ndërtohet tribunë e re, zhveshtore të reja, hapsira dhe zyra për personat zyrtarë, qendër moderne për fitnes dhe hapsira për mysafirët zyrtarë dhe delegacione prej jashtë.



   
   
Reprezentacioni A