Publikuar më 17 Ноември, 2020 në Lajme
Në moshën 84 vjeçare ka ndërruar jetë Lubislav Ivanov-Xingo, ish-president i Lidhjes së Futbollit të Maqedonisë (1993-1999), punëtor i dalluar shumëvjeçar në futboll, njeriu u parë i KF Sileksit dhe president nderi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Lubislav Ivanov-Xingo ka lindur më 8 nëntor të vitit 1936 në fshatin Trnovac të Kratovës.
Për president të Lidhjes së Futbollit të Maqedonisë (FSM) u zgjodh më 7 shkurt 1993. Nën drejtimin e tij, Lidhja e Futbollit të Maqedonisë u bë anëtare e plotëfuqishme e organizatave më të rëndësishme të futbollit, FIFA-s dhe UEFA-së. Si president i LFM-së udhëhoqi delegacionin e Maqedonisë dhe ekipin përfaqësues në ndeshjen e parë zyrtare në Kranj përballë Sllovenisë.
“Futbolli në Maqedoni sot humbi një prej punëtorët më të mirë dhe më të rëndësishëm në historinë e vendit. Kisha nderin të njihem dhe bashkëpunoj me Lubislav Ivanov-Xingon, ndërsa vërtet është e panevojshme të numërojmë veprat e tij për të njohur kontributin e dhënë për futbollin tonë dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Obligimi ynë është ta vazhdojmë rrugën që ka hapur ai. Të kujdesemi për federatën dhe njerëzit, të kujdesemi për futbollin e Maqedonisë.
Në emër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe gjithë familjes së futbollit, shpreh ngushllimet më të thella deri te familja e Lubislav Ivanov-Xingos.
Mendimet tona janë me ju.
Muamed Sejdini
President i Federatës së futbollit të Maqedonisë