Natasha Andonova: E lumtur për sfidën e re

Publikuar më 18 Мај, 2015 Lajme

Futbollistja më e mrië e Maqedonisë, Natasha Andonova ka zyrtarizuar marrëveshjen me ekipin suedez, Rozengard.

Pas pesë viteve të kaluara në Turbine Potsdam në Gjermani, prezantuesja më e mirë e futbolit të femrave të Maqedonisë firmos kontratë për dy vite me Rozengardin.

“Pas pesë viteve në Gjermani, gëzohem për sfidën e re në karrierë. Firmosa kontratë me Rozengardin dhe shpresoj ky të jetë hapi i duhur për përparim në karrierë. Klubi im i ri është në një nivel të lartë, në skuadër ka futbolliste nga e gjithë bota, në suaza botërore më e njohura braziliania Marta, e cila më ka dëshiruar mireseardhje dhe fat. Ambiciet tona janë të fitojmë trofetë në kampionatin e Suedisë, Kupën e Suedisë, si dhe Ligën e Kampionëve. Qëllimet janë të vendosura lartë, mirëpo në ekip ka reprezentuese të Suedisë, Zvicrës, Gjermanisë, Anglisë,…, dhe kjo nënkupton se ka kualitet dhe me të drejtë shpresojmë në rezultate të mëdha”, shprehet Andonova.



   
   
Reprezentacioni A