Mundësi të njëjta për të gjithë, ditët për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me invaliditet

Publikuar më 07 Април, 2016 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë ka nisur aktivitetet në kuadër të ditëve për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me invaliditet. Në ngjarjen që organizohet në ‘Shtëpinë e futbollit’ marrin pjesë përfaqësueses të të gjithë klubeve të Ligës së Parë, përfaqësues të MOBILITET-Lidhja nacionale për persona me invaliditet trupor në Republikën e Maqedonsië dhe përfaqësues të Komitetit Olimpik të Maqedonisë (KOM).

Në pjesën hapëse të ngjarjes pjesëmarësit në mbledhjen e punës u përshëndetën nga presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski dhe sekretari i përgjithsëm Filip Popovski.

“Ju përshëndes në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë. Është kënaqësia jonë të shoqërohemi me ish-sportistë të mëdhenj, me miqtë atnë nga Mobilitet dhe kolegëta tanë të dashur të Komitetit Olimpik të Maqedonisë. Ky bashkëpunim hap një derë të re ndërmjet institucioneve, mirëpo edhe bashkëpunim njerëzor ndërmjet neve dhe shoqërisë së personave me invaliditet në vendin tonë. Vetëdijësohemi për nevojat e tyre, mirëpo edhe për mundësitë tona për t’u përgjigjur të njëjtëve”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski deklaroi se federate do të japë mbështetje të gjithanëshme për krijimin e mundësive të njëjta për të gjithë palët e përfshirë në lojën e futbollit.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë do të japë mbështetje të gjithanshme për krijimin e mundësive të njëjta për të gjithë në botën e futbollit, pa marrë parasysh gjininë, religjionin, përkatësinë kombëtare apo aftësitë fizike. Në kuadër të mundësive tona do të mundohmi të implementojmë kyçjen e personave me invaliditet trupor në në terenet sportive në Maqedoni në më shumë nivele, duke filluar nga përmirësimi i infrastrukturës së stadiumeve, edukimit dhe aktiviteteve në kuadër të Federatës dhe gjithë klubeve. Misioni i FFM-së është të tërheqë, ruajë dhe kujdeset për lloje të ndryshme të marrjes me lojën e futbollit dhe gëzimin që sjell ky sport, për të cilën kanë të drejtë të gjithë në të njëjtën mënyrë”, shtoi sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Popovski.

Fjalë të saj në kuadër të mbledhjes së punës kishin edhe Irena Bakrevska-Milloshevska nga Federata e futbollit të Maqedonisë, ndërsa ligjëratë në temën ‘‘Fuqia e të pafuqishmive’ kishte Branimir Jovanovski, president i MOBILIET.

“Aktivitetet sportive angazhojnë personat me invaliditet në tërësi dhe ndryshojnë situatën e tyre emocionale, bën të harojnë për invaliditetin e tyre, paraqitet ndjenja e pavarshmërisë, vetëbesimit dhe durimit. Dëshira për fitore në sport zhvillon kolektivitet dhe shoqërim. Në të njëjtën kohë sportisti adaptohet me humbje dhe mossukses. Ajo është shumë me rëndësi në procesin e rehabilitimit, i cili shpresh lidhet me angazhime të mëdha psikike të cilat personi me invaliditet nuk mund shpejt dhe menjëherë t’i përballojë. Përmes sportit fitojmë vetëbesim për mundësitë tona”, tha Branimir Jovanovski në prezantimin e tij.

Presidenti i MOBILITET përshëndeti qëllimin dhe mbështetjen e FFM-së e cila në kuadër të mundësive të veta mundësive të veta mundohet të kyç personat me invaliditet trupor në terenet sportive në Maqedoni.

“Falënderim i madh deri te Federata e futbollit të Maqedonisë për mbështetjen që na jep, në shpirtin e sportit dhe dallimeve ju përshëndes në emër të Mobilitet-Maqedoni, Lidhje nacionale që numëron më shumë se 200 persona me invaliditet trupor. Ju falënderoj që bashkarisht mundohemi të thyejmë paragjykimet se këta persona janë të sëmurë dhe që na mundësoni të ndjehemi të barabartë me të gjithë. Këtë bashkëpunim e kemi vendosur në temel të fuqishëm dhe sinqerisht shpresoj se do të kemi mbështetje edhe nga institucionet dhe federatat tjera sportive’, shtoi Branimir Jovanovski.

Pas përfundimit të takimit të punës u zhvillua ndeshje futbolli ndërmejt ekipit MOBILITET dhe skuadrës së KOM, e përbërë nga ish pjesëmarës të Maqedonisë në Lojërat Olimpike.

KOM: Raif Kamberi (portier), Elmedin Sejfullau, Stefan Jankullovski, Igor Paskoski, Martin Nestoroski, Berat Jakupi, Ivo Cvetkovski, Luka Garevski, Sedat Baftiu, Stojna Vangellovska, Lupço Angellovski, Metodija Angellovski, Goran Milkovski.

Trajner: Vlladimir Bogoevski.

MOBILITET: Nikollço Peev (portier), Aleksandar Talevski, Eftimço Atanasovski, Gjoko Stojanovski, Mitko Sotirkovski, Boban Jordanoski, Goran Trajçev, Zoran Trajanovski, Toni Shishevski, Nikollço Delev;

Ndeshja përfundoi pa fitues, me barazim 5:5.


Ditët prej 2 deri më 10 prill janë të shënuara si ‘ditët për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me invaliditet’, ndërsa FFM do t’i shënojë këto ditë nën moton:

FUTBOLL PËR TË GJITHË, QASJE PËR SECILIN!



   
   
Reprezentacioni A