Munden shpresat tona të përsërisin suksesin e Silvas, Kejnit, Ter Shtegen, Zhao Marios

Publikuar më 30 Ноември, 2016 Lajme


Shtëpia evropiane e futbollit në vigjilie të shortit për Kampionatin Evropian për futbollistë deri 21 vjeç në veb faqen e tyre zyrtare kanë publikuar formacionin ideal të futbollistëve të rinjë që kanë shkëlqyer në Kampionatin e kaluar Evropian dhe me këtë u promovuan në skenën ndërkombëtare dhe rritën çmimin e tyre.  

Ndër futbollistët më të  njohur që u gjetën në listën e UEFA-së janë Hari Kejn, Zhao Mario, Vilijam Karvaljo, Bernardo Silva, Ter Shtegen, futbollistë të cilët për momentin janë bartës të lojës në klubet e tyre, ndërsa disa prej tyre këtë sezon kanë realizuar transferime shumë t në shtrejnta.

Në skenën evropiane mundësi për të shkëlqyer do të kenë edhe futbollistët tanë të rinjë si Kire Markoski, Marjan Radeski, Enis Bardhi, Boban Nikollov, Egon Bejtullai, Darko Vellkovski dhe të tjerët. Kampionati Evropian për të rinjë vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Poloni prej 16 deri më 30 qershor.

Ekipi ideal i UEFA-së nga KE U 21 që u zhvillua në Çeki, formacioni 4-2-3-1:

Ter Shtegen (Gjermani, Barcelona)

Kimih (Gjermani, Bayern), Lindelof (Suedi, Benfika), Kristensen (Danimarkë, Borusija M.) Augustinson (Suedi, Kopenhagë)

Mario (Portigali, Inter), Karvaljo (Portugali, Sporting Lisabon)

Lingard (Angli, Mançester J.), B. Silva (Portugali, Monako), Gereiro (Portigali, Borusia D.)

Kejn (Angli, Totenhem)



   
   
Reprezentacioni A