Muamed Sejdini: Urime për përfaqësueset tona, një falenderim për të gjithë që ishin të përfshirë në organizimin e ndeshjeve

Publikuar më 09 Септември, 2020 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë shpreh falenderime deri tek të gjithë të cilët ishin të përfshirë në organizimin e ndeshjeve të përfaqësueses A të Maqedonisë dhe të përfaqësueses U21.

- Vendosëm standarte të larta në lidhje me masat epidemiologjike dhe shprehim mirënjohje para se gjithash për shkak se të gjithë respektuan rekomandimet e protokollit shëndetësor.

Me të vërtet është për tu ardhur keq që publiku dhe tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë nuk kishin mundësi që të shikojnë në stadium ndeshjet ndaj Spanjës dhe Armenisë, por ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të zbatojmë plotësisht protokollin shëndetësor, në mënyrë që të kthehemi në jetë normale sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne vërtetë jemi krenar me dy përfaqësueset tona, me futbollistët, stafin teknik dhe të gjithë që janë të përfshirë në punën e përfaqësueseve. Ata treguan vendosmëri, vetëbesim dhe respekt për fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë. Urime për rezultatet e arritura dhe mezi presim sfidat e radhës.

Federata e Futbollit të Maqedonisë, gjithashtu brenda mundësive të veta dhe kuptohet nëse kërkohet nga zyrtarët e arenës “Todor Proeski” do të vendoset në funksion për tu përmirësuar cilësinë e fushës dhe pse është e qartë që në shumë ndeshje dhe stërvitje në një periudhë të shkurtë, personat përgjegjës për mirëmbajtjen e fushës bënë çmos për ta mirëmbajtur atë.

Përpara Maqedoni!

Muamed Sejdini, president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë 




   
   
Reprezentacioni A