Muamed Sejdini rizgjidhet president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë

Publikuar më 14 Март, 2021 Lajme


Muamed Sejdini është zgjedhur president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë me mandate nga viti 2021 deri në vitin 2025.

Në Kuvend e Rregullt Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë morën pjesë 52 delegatë nga 53 në total dhe të gjithë i dhanë mbështetjen presidentit aktual të “Shtëpisë së Futbollit”.

Zoran Lakoviq nga UEFA mbajti fjalimin e tij para të pranishmëve në Kuvendin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa përmes një video rizgjedhjen e Muamed Sejdinit e urojë edhe presidenti i FIFA-së, Xhani Infantino.

"Është nder dhe privilegj i madh për të qenë president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Mbështetja juaj me detyron të vazhdojë që të jap më të mirën për zhvillimin e futbollit në vend. 

E falenderoj presidentin e FIFA-s Xhani Infantinon për fjalët e mira dhe përkrahjen e tij. Kjo një punë e madhe për ne dhe do të përpiqemi të jemi në hap me trendet e futbollit botëror që ju i aplikoni.

E falenderoj UEFA-në për bashkëpunimin e shkëlqyer. Jemi të lumtur që kemi një partner të shkëlqyeshëm si UEFA të udhëhequr nga miku ynë, Aleksandar Çeferin. 

Viti 2020 do të mbahet mend me susesin tonë më të madh dhe kualifikimin tonë për herë të parë në Kampionatin Europian. Ne e kemi konfirmuar se kur punojmë me ndershmëri dhe të motivuar, rezultatet nuk mungojnë. 

Ne do të vazhdojmë në atë drejtim edhe në periudhën në vijim. Përfaqësueses më të mirë i kemi siguruar kushtet më të mira për punë dhe mendoj se nuk ka motiv më të madh për ata se sa të luajnë në Kampionatin Europian. Unë i uroj shumë suksese në Bukuresht dhe Amsterdam dhe dashtë Zoti që të gëzohemi sërish në suksese të mëdha. 

Mbështetje, teknike, financiare dhe logjistike, si deri më tani do tu jepet edhe përfaqësueseve tjera të Maqedonisë. Kjo është baza e reprezentuesve dhe ne do të vazhdojmë në përmirësimin e përfaqësueseve të reja dhe Akademinë e FFM-së. 

Federata e Futbollit të Maqedonisë gjithmonë do ta ndihmojë bazën e saj. Dhe, Lidhjet Komunale të Futbollit janë një pjesë integrale e familjes sonë. Unë ju ftoj të bisedoni, të luftoni, të punojmë së bashku.

Unë i ftoj dhe i inkurajoj të gjitha klubet nga ligat e Maqedonisë. Bëhuni aktiv në organizimin e garave. Si deri më tani, gjithmonë do ta keni mbështetjen time dhe të federatës për të formuar Shoqatë për organizimin e ndeshjeve. 

Për atë hap, nuk kam qenë kundër as tani e as nuk do të jem. Ajo është garë ku garojnë klubet dhe nëse ju mendoni se duhet të organizoheni përmes asaj shoqate, do ta keni mbështetjen time të plotë. FFM do të ndihmojë në atë drejtim në mënyrë që të vendosim së bashku. 

Në vitin më të vështirë në çdo aspekt, ne arritëm të organizonim në mënyrë të pavarur garën në ligat e vendit. Të gjitha klubet ishin të liruara nga pagesat për personat zyrtar, ndërsa në ligat e të rinjëve, te femrat dhe te futsalli, federata i mbuloi edhe shpenzime tjera. 

Sipas planit strategjik të federatës tonë, ne do të vazhdojmë në atë drejtim. Me mbështetjen e UEFA-s dhe programin e zhvillimit të het trikut, besoj se do të forcojmë edhe më tej bashkëpunimin me institucionet, e gjitha me qëllim zhvillimin e infrastrukturës së futbollit që ka një rol kryesor në zhvillimin e futbollit.

Të dashur miq, 

Përderisa un do të jem president i kësaj federate, ndershmëria dhe transparenca do të jenë dy shtyllat kryesore që do të na dallojnë. Dera e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të jetë e hapur gjithmonë. 

Jepni kontributin tuaj që të jemi krenar për përfaqësuesen, të jemi krenar për përfaqësueset e reja, të jemi krenar me klubet tona, trajnerët tanë e arbitrat. 

Sot është festa e madhe e komunitetit krishter. 

Unë jam mysliman, por edhe në besimin tonë, pasi të falësh, njeriu do të ketë butësi, durim, përulësi. Më falni nëse kam gabuar.

Falenderit, ju uroj shëndet dhe suksese", u shpreh Muamed Sejdini pasi u votua unanimisht për mandat të ri 4 vjecar si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. 



   
   
Reprezentacioni A