Muamed Sejdini: Për fajin e dikujt tjetër ne u përfshimë në prishjen e llogarive financiare. Përgjegjësia tani bie mbi autoritetet hetuese dhe ata që vepruan kundër ligjit

Publikuar më 28 Јули, 2020 Lajme


Reagim i presidentit të FFM-së, Muamed Sejdini lidhur me akuzat penale të ngritura kundër personave të lidhur me FFM-në nga Drejtoria e Policisë Financiare në Zyrën Themelore të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë me 10 tetor 2019 në organet hetimore të shtetit kam raporuar dyshime për krim finansiar në lidhje me abuzim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, për pastrim të parave dhe të ardhurave tjera si vepra të dënueshme dhe mashtrim në detyrat e punës nga ana e ish-udheheqëses së Departamentit të Finansave në FFM dhe N.N. persona.

Edhe atëherë kur kemi raportuar dyshime për përvetësim, por edhe tani, qëndrimi im dhe natyrisht qëndrimi i Federatës është që vetëm institucionet, pra në këtë rast, Prokuroria Publike dhe organet hetimore duhet të udhëheqin hetimin e raportuar nga ana jonë, ndërsa ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë dhe të paraqesim të gjitha dokumentet e nevojshme pranë autoriteteve hetimore për të pastruar tërë procesin.

Në periudhën e kaluar, Federata e Futbollit të Maqedonisë pati bashkëpunim intesiv me organet shtetërore të hetimit dhe me falënderojmë veçanërisht Zyrën e Policisë Financiare për qëndrimin e tyre profesional, angazhimin, përkushtimin dhe qasjen e përgjegjshme.

Në Kuvendin e Përgjithshëm të FFM-së të mbajtur dy javë më parë, unë si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, thashë para të pranishmëve, dhe tani do ta përsëris para opinionit të gjërë se si një njeri që një kohë të gjatë punon në futbollin e Maqedonisë, deri në vitin e kaluar kam menduar se unë mjaftueshëm dhe mirë i njoh edhe zhveshtoret, edhe stadiumet, edhe zyrat nga jashta dhe brënda, por edhe njerëzit.

Unë respektoj rregullat dhe ligjet dhe kisha vlerësuar se edhe tjerët sillen ashtu. Sidomos ata që për shumë vite kanë mbajtur poste përgjegjëse. Për gjithçka tjetër, përgjegjësia bie mbi autoritetet shtetërore dhe organet gjyqësore dhe natyrisht edhe atyre që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Pasojat e kësaj, ata njerëz patjetër do të duhet t’i mbajnë. Për mua më me rëndësi është që si Federatë kemi kapërcyer periudhën kur gati u shkatërruam financiarisht për llogaritë (fajin) e dikujt tjetër , mirëpo nuk kemi lejuar që ekipet përfaqësuese dhe familja e futbollit të ndiejnë se diçka dramatike po ndodhte.

Dhe sigurisht unë dhe gjithë rreth meje jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me institucionet e sistemit, qoftë ato ekzekutiv apo gjyqësor, nëse kërkohet nga ne për veprime për të cilat kemi paraqitur dyshime.

Në të njejtën kohë, dua të theksoj se njerëzit udhëheqës në UEFA janë të informuar në detaje për tërë çështjen, dhe si një institucion përgjegjës dhe transparent kemi kërkuar një hetim të veçantë finansiar edhe nga ana e tyre, për çka kemi marë garanca se në afat sa më të shkurtër kohor ekspertët finansiar të UEFA-së do të kryejnë kontrollë të tyre shtesë në lidhje me projektet dhe funksionimin e FFM-së.

Unë siguroj opinionin, veçanërisht atë futbollistik se puna jonë nuk është e rrezikuar, edhe pse po kalojmë një periudhë të vështirë dhe ne tashmë jemi duke punuar në kontrollin e brendshëm të të gjitha aktiviteteve, pagesave dhe detyrimet e federatës nga 1 janari i vitit 2010.

Thyerja e ligjit nga kushdo dhe në çfarëdo mënyre, jo vetëm finansiare, sigurisht që duhet të ketë përgjegjësi dhe pasoja.

Unë si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, së bashku me institucionet kompetente, do të vazhdoj të bashkëpunoj me institucionet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.” 



   
   
Reprezentacioni A