Muamed Sejdini në takim zyrtar me presidentin e UEFA-s, Aleksandar Çeferin

Publikuar më 15 Април, 2019 Lajme

Aleksandar Çeferin: UEFA di të mbetet partner i fuqishëm i Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sjedini dhe sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski sot në Zvicër zhvilluan takim zyrtarë me presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin.

Njeriu i parë i futbollit evropian, Aleksandar Çeferin ripotencoi mbështetjen që federata jonë merr nga UEFA, duke cekur se Asosiacioni Evropian i futbollit do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm i Federatës së futbollit të Maqedonisë.
"Jam i nderuar që kam mundësi të takohem me Muamedin. Kam lakmi për entuziazmin që tregoi në bisedat për projektet për të ardhmen. Me kënaqësi mund të konfirmoj se UEFA do të mbetet partner i fuqishëm i FFM-së dhe do të mbështes strategjitë e tyre për zhvillim të futbollit", deklaroi presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin.
Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini deklaroi se si federatë jemi krenarë dhe të lumtur që te UEFA gjejmë partner të shkëlqyeshëm.
"Jemi të gëzuar që te UEFA kemi partner të shkëlqyeshëm dhe në këtë mënyrë me përkrahje të madhe nga miku ynë Aleksandar Çeferin do të ndërtojmë federatë edhe më të fuqishme me strukturë të mirë dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme me asosiacionet tjera. FFM është pjesë e pandarë e familjes së UEFA-së e cila gjithmonë do të mbështesë bazën e saj. Falemenderim për presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin për fjalët e bukura dhe shpresoj në të ardhmen të punojmë edhe më shumë në promovimin dhe avansimin e futbollit", shprehet nga Gjeneva presidenti i FFM-së Muamed Sejdini, i cili vazhdon takimin e sotëm me numrin 'një' të UEFA-së, Aleksandar Çeferin.

Presidentët e UEFA-së, Aleksandar Çeferin dhe i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini u takuan zyrtarisht për herë të parë në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës pas zgjedhjes së Sejdinit president të FFM-së.



   
   
Reprezentacioni A