Publikuar më 30 Април, 2020 në Lajme
Të përballur
me pandeminë COVID-19 dhe krizën shëndetësore e cila provokoi gjendje të
jashtazakonshme në vendin tonë, si trup udhëheqës në shtet, potencojmë se për
Federatën e Futbollit të Maqedonisë shëndeti i futbollistëve dhe punëtorëve
sportiv është në rend të parë dhe ky është parakushti i vetëm në përgatitjen për
tu rikthyer ekipet vendore në procesin stërvitor për vazhdim të kampionatit
shtetëror.
Deri në këtë moment, me kërkesë të FFM-së, Ministria e Shëndetësisë na ka informuar se duke pasur parasysh situatën me epideminë në vendin tonë, ata nuk janë në gjendje të japin afat kohor se kur do të mund të vazhdonte të luhet futboll për të përfunduar sezonin 2019/2020.
Në vazhdim ju sjellim përgjigjen nga Ministria e Shëndetësisë për kërkesën e Federatës së futbollit të Maqedonisë.