Milevski thërret 24 futbollistë për ndeshjet me Armeninë dhe Islandën

Publikuar më 03 Ноември, 2021 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 11 dhe 14 nëntorë kundër Armenisë si mysafire dhe Islandës në terren vendas mbyll kualifikimet për Kampionatin Botërorë "Qatar 2022".

Seleksionuesi i Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet eliminatore të kualifikimeve për KB. Në formacionin e ekipit A gjendet debutuesi Valon Ethemi nga rradhët e ekipit turk, Istanbulspor, ndërsa për shkak të dëmtimeve, Milevski nuk mund të llogarisë në shërbimet e Arijan Ademit, Boban Nikollovskit dhe Deni Masevit. 

Bllagoja Milevski - Seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë: 

Na pret ndeshje e vështirë më Armeninë. Futbollistët e mi do të japin maksimumin ashtu si në ndeshjet paraprake, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Qëllimi ynë është i qartë, fitore në dy ndeshjet e fundit kualifikuese. Dua që atë që punojmë në seancat stërvitore dhe çka merremi vesh, ta tregojmë edhe në terren. Shpresoj që të gjithë futbollistët e thirrur të jenë shëndosh, pa probleme fizike dhe të gatshëm t'i përgjigjen sfidës që na pret në këto ndeshje".

„Fokusi është komplet i drejtuar ka dueli me Armeninë. Në ndeshjen kundër tyre në Shkup luajtëm mjaft mirë, por për fat të keq nuk kishim fat të shënojmë gol, lëshuam shumë shanse. Shpresoj që paraqitja e mirë në Shkup të përsëritet edhe ne Jerevan. Do japim gjithçka nga vetja, nuk heqim dorë dhe deri momentin e fundit do të luftojmë për të kapur balotazhin për KB".

„Kemi probleme me lojtarë të dëmtuar, në pikëpyetje janë Spirovski dhe Kostadinov, ndërkohë Deni Iliev është operuar dhe e pret proces rehabilitimi. Valon Ethemi ishte grumbulluar në një ndeshje selektive me gjeneratën U21. Bëhet fjalë për futbollist të ri i cili posedon cilësi dhe potencial. Luan në formë të shkëlqyeshme këtë sezon në Ligën e Dytë të Turqisë, kampionat që nuk është për t'u nënçmuar dhe ka shumë kualitet. Ka nevojë për kontinuitet të paraqitjeve të mira. Shpresoj që të risë cilësinë në përfaqësuesen tonë“.


LISTA E FUTBOLLISTEVE PER NDESHJET ME ARMENINE DHE ISLANDEN:

Portierë

1.Dimitrievski Stole – Rayo Valekano, Spanjë

2.Siskovski Damjan – Doxa, Qipro

3.Jankov Riste - Rabotniçki

Mbrojtës:

1.Ristovski Stefan – Dinamo Zagreb, Kroaci

2.Velkovski Darko – Rieka, Kroaci

3.Musliu Visar – MOL VIDI, Hungari

4.Ristevski Kire – AEL Limasol, Qipro

5.Alioski Ezgjan – AL Ahli, Arabia Saudite

6.Todoroski Todor – Radniçki Nish, Serbi

7.Ashkovski Stefan – Sepsi, Rumani

8.Zajkov Gjoko – Levski, Bullgari

9.Serafimov Nikola – Zalaegerszeg, Hungari

Mesfushorë:

10.Elmas Elif – Napoli, Itali

11.Bardhi Enis – Levante, Spanjë

12.Spirovski Stefan – Mariupol, Ukrainë

13.Kostadinov Tihomir – Ruzomberok, Sllovaki

14.Atanasov Jani – Hajduk, Kroaci

15.Erdal Rakip – Malme, Suedi

Sulmues:

16.Jahoviç Adis – Goztepe, Turqi

17.Ristovski Milan – Spartak Trnava, Sllovaki 

18.Miovski Bojan – MTK, Hungari

19.Curlinov Darko – Shalke, Gjermani

20.Trajkovski Aleksandar – Alborg, Suedi

21.Ethemi Valon – Istanbulspor, Turqi



   
   
Reprezentacioni A