Milevski: Të luash për përfaqësuesen U 21 është privilegj por edhe përgjegjësi

Publikuar më 07 Ноември, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe stafi i tij teknik sot kanë filluar përgatitjen e futbollistëve të gjeneratave 1996/97 të cilët janë kyçur në kampin selektiv në Ohër. Në kuadër të kampit selektues do të luhen dy ndeshje kontrolluese me Renovën dhe Pobedën më 9 dhe 11 nëntor në stadiumin ‘Burimet e Bilianës”. Nga lista e shpallur fillimisht për shkak të lëndimit do të mungojë Aleksa Amanoviq nga Javori i Serbisë, ndërsa për arsye të njëjta drejt Ohrit nuk ka udhëtuar as Daniel Kreziq.

“Do të mundohemi në mënyrën më të mirë të mundshme të shfrytëzojmë këto disa ditë për tu njohur dhe të kemi pasqyrë pak më të qartë për potencialin e futbollistëve që kemi ftuar në këtë kamp selektues. Të gjithë futbollistët e ftuar patjetër të tregojnë kualitet dhe përkushtim për fanellën e përfaqësueses  nëse pretendojnë të jenë pjesë e kësaj përfaqësueseje. Për ne shumë me rëndësi është që futbollistët të pranojnë metodat dhe principet e punës tonë dhe të kuptojnë se të luash për këtë përfaqësuese është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Shpresoj që përgatitjet të kalojnë sipas programës së paraparë dhe të nxjerim shumë gjëra pozitive nga ky kamp selektues”, shprehet seleksionuesi Bllagoja Milevski.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A