Milevski: Synimi jonë është të fitojmë vendin e parë në Ligën e Kombeve

Publikuar më 26 Мај, 2022 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski në një konferencë për media ka folur për përgatitjet dhe ndeshjet e ekipit më të mire përfaqësueses në edicionin i ri i Ligës së Kombeve.

Në grumbullimin e parë të përfaqësueses tonë sot kanë mbërritur disa nga lojtarët dhe ditëve në vijim do të kompletohet i gjithë ekipi.

Blagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

- Kapiteni Stefan Ristovski për shkak të lëndimit në këmbë nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e qershorit. Arian Ademi dhe Adis Jahoviqi janë liruar për përgatitjet dhe ndeshje për shkak të sezonit të vështirë dhe lëndimeve të shpeshta, ndërsa pjesë e skuadrës për këtë grumbullim nuk do të jetë edhe Erdal Rakip për arsye private. Tihomir Kostadinov është në proces rehabilitimi nga lëndimi i gjurit.

– Jemi në një grup me kundërshtarë cilësorë. Cilësia është e nivelit dhe as Gjibraltarin nuk e lë pas dore, megjithëse shumë e konsiderojnë autsajder. Synimi ynë është të fitojmë vendin e parë në shtator kur përfundon cikli. Na presin gjashtë ndeshje të vështira, jo vetëm një apo katër.

– Është e domosdoshme në këtë përfaqësuese që të gjithë të japin maksimumin. Lojtarët të tregojnë se kanë potencial, të japin maksimumin dhe në fund të shohim se çfarë do të na sjellë. As unë dhe as stafi profesional nuk jetojmë në të kaluarën. Po lëmë pas Italinë dhe Portugalinë dhe do të bëjmë maksimumin për t'u përballur me sfidat e reja.

- Të gjithë do të kenë mundësi të luajnë dhe të konfirmojnë potencialin e tyre, do të bëjmë rotacione dhe do të jemi të kënaqur nëse shohim cilësinë dhe potencialin e lojtarëve, duke na treguar se mund të mbështetemi tek ata në të ardhmen, sepse për ne objektivi mbetet Europiani 2024. Ne e kemi bazën, ia dolëm në 2015/16, tani po e rifreskojmë ekipin me lojtarë të rinj të përfaqësueses U21. Ne kemi treguar se mund të jemi konkurrues në Evropë, por duhet të vazhdojmë në atë drejtim.




   
   
Reprezentacioni A