Milevski: Sllovenia është test i vërtetë, ndjekim reprezentuesit potencial

Publikuar më 06 Март, 2015 Lajme, Deri më 21 vjet

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë më 30 mars në Celje me fillim në orën 15:00 do të zhvillojë ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses vendase, Sllovenisë.

Seleksionuesi i përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë, Bllagoja Milevski listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje do ta publikojë më 23 mars. Futbollistët që do të marrin ftesë dhe që luajnë në kampionatin vendor grumbullimin e parë do ta kenë më 26 mars në Shkup, ndërsa futbollistët që luajnë jashta vendit ekipit do t’i bashkohen në bazën e përfaqësueses në Maribor. Sipas programës është paraparë gjithë futbollistët që do të ftohen të zhvillojnë 4 seanca stërvitore para ndeshjes me Slloveninë.

“Dueli me Slloveninë sipas gjithë gjasave do të jetë kontrolla e fundit para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe transfertën tonë me Islandën. Sllovenija është përfaqësuese shumë kualitative, me pozitë shumë më të mirë se ne në ranglistën e UEFA-së dhe ndeshja do të jetë një test i vërtetë për mundësitë tona. Kam thënë edhe më herët, futbollistët që kanë bartur barën në dy fitoret me Rumaninë dhe Malin e Zi në kontrollueset e fundit do të jenë të ftuar edhe për këtë ndeshje, mirëpo kjo nuk don të thotë se nuk do tu japim shans edhe futbollistëve tjerë , posaçërisht nëse imponohen me paraqitje të mira në klubet e tyre dhe vërtetojnë se mund të ndihmojnë në ekipin përfaqësues. Para fillimit të kualifikimeve për KE planifikojmë periudha përgatitore të zgjasë më shumë dhe nëse ftojmë disa futbollistë të rinj do të kemi mundësi për vlerësim direkt të kualitetit dhe formës së tyre, gjithsesi ata paraparakisht me paraqitjet e tyre të mira në skuadrat e tyre duhet të na bindin se janë në formë të mirë garuese dhe kanë kontribut në rezultatet e klubeve për të cilat luajnë. Gjithashtu, për ne do të jetë shumë e rëndësishme nëse seleksionuesi i përfaqësueses A do të llogarisë në futbollistë të caktuar për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Australinë. Në marëveshje të përbashkët dhe në bashkëpunim me Boshko Gjurovskin do të sjellim vendim në lidhje me paraqitjen e futbollistëve të caktuar, mirëpo si gjithkund të botë, përfaqësuesja e shpresave do të jetë servis i ekipi më të mirë përfaqësues dhe nëse seleksionuesi llogarit në futbollistë të caktuar, ata gjithsesi se do të jenë në disponim të tij”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.



   
   
Reprezentacioni A