Milevski: Secili gol dhe secila pikë është i rëndësishme

Publikuar më 06 Ноември, 2024 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Blagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Letonisë (14 nëntor) dhe Ishujt Faroe (17 nëntor).

Milevski ka ftuar dy debutues, portierin Marko Alçevskin dhe mbrojtësin Behar Feta, si dhe ka rikthyer sulmuesin Sefer Eminin. Nga cikli i tetorit mungojnë Iljazovski, Ilievski dhe i lënduari Kostadinov.

Blagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

“Në këtë edicion çdo pikë dhe çdo gol është i rëndësishëm. Ne e nisim çdo ndeshje me synimin për të fituar dhe për të pakësuar gabimet që janë pjesë thelbësore e çdo dueli. Fitorja është e domosdoshme në ndeshjen me Letoninë, por pres një ndeshje shumë më të vështirë se ajo në Riga”.

“Dëshiroj t'i uroj mirëseardhjen dy debutuesve, të cilët së bashku me Stojçevskin dhe Ilievskin, i cili tani nuk është me ne, i janë bashkuar Maqedonisë nga gjenerata U21. Shpresoj që në të ardhmen të afirmohen dhe të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit që po ndërtohet. Kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë me kohën e lojës së lojtarëve tanë në klube. Kemi probleme me lojtarë të lënduar dhe nuk do të llogarisim në Tihomir Kostadinov, ndërsa Musliu dhe Trapanovski janë pikëpyetje. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve dhe synimi ynë kryesor është të qëndrojmë në pozitën e parë”.




   
   
Reprezentacioni A