Milevski qëndron me U21 deri në qershor, publikon listën për ndeshjet me Azerbejxhanin

Publikuar më 15 Мај, 2018 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në ndeshjet kontrolluese me Azerbejxhanin të planifikuara për datat 24 dhe 27 maj në Baku.

Pjesë e ekipit do të jenë futbollistë të gjeneratës 1998/99 dhe vijnë nga ekipi që paraprakisht luajti në fazën e lite për kualifikim në Kampionatin Europian.

Milevski potencoi se kjo gjeneratë ka kualitet të madh për të qenë konkurente në kualifikimet e ardhshme.

Kampin selektiv të muajit maj do ta zhvillojmë në Azerbejxhan me dy ndeshje kontrolluese. Në listë kemi tre deri katër mungesa për shkak të lëndimeve në të cilat ankohen Liçina, Abaz, Elmas dhe Mitrovski. Mirëpo, shpresoj të jenë të gatshëm të gjithë për të qenë në shërbim në vjeshtë kur do të luhen dy ndeshjet kualifikuese me Serbinë dhe Armeninë. Në listë ka lojtarë të lindur në vitet 1998/99, si një fillim për krijimin e gjeneratës së re dhe ekip që do të ketë të drejtë loje në eliminatoret e ardhshme. Ka edhe atë shumë cilësi për të qënë konkurentë në eliminatoret e ardhshme”, deklaroi Bllagoja Milevski.

Maqedonia U21 nga qershori do të ketë seleksionues të ri. Bllagoja Milevski largohet drejt Izraelit ku do të drejtojë ekipin Ashdod.

“Falënderim për mbështetjen e parezervë që më keni dhënë këto vite. Marrëveshja me FFM-në më skadon më 1 qershor dhe do të jem deri atëherë në detyrë. A do të udhëtoj për në Azerbejxhan apo jo, do të vendosin nga Federata. Unë jam i gatshëm të respektoj marrëveshjen maksimalisht deri në fund. Gjithë ajo që pason më vonë do të flasim kur të vijë koha. Ndonjëherë në jetë patjetër të vazhdojmë më tej edhe pse atë nuk e dëshirojmë. Në një mënyrë e ndjej se kam nevojë për sfidë të re”, përfundoi Bllagoja Milevski. 



   
   
Reprezentacioni A