Publikuar më 22 Мај, 2024 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kontrolluese kundër Kroacisë (3 qershor, ora 19:00) në Rijeka dhe kundër Republikës Çeke (10 qershor, ora 18:00) në Hradec Kralove.
Në listën e seleksionuesit Bllagoja Milevski për dy ndeshjet bëjnë pjesë këta 27 lojtarë:
PORTIERË:
Stole DIMITRIEVSKI – Rajo Valjekano, Spanjë, Damjan SHISHKOVSKI – Ararat, Armeni, Igor ALEKSOVSKI – Rabotniçki, Dejan ILIEV – Sarajevo, BeH
MBROJTËS:
Visar MUSLIU – Paderborn, Gjermani, Todor TODOROVSKI – Politehnika Jashi, Rumani, Nikolla SERAFIMOV – Fehervar, Hungari, Jovan MANEV – Adana Demirspor, Turqi, Ezgja ALIOSI – Al Ahli, Arabia Saudite, Bojan DIMOVSKI – Akron Toljati, Rusi, Ahmed ILJAZOVSKI – Hvidovre, Danimarkë, Srefan ASHKOVSKI – Alashkert, Armeni, Gjoko ZAJKOV – Krajova, Poloni, Darko VELKOVSKI – Dinamo Bukuresht, Rumani;
MESFUSHORË:
Enis BARDHI – Trabzonspor, Turqi, Jani ATANASOV – Krakovia, Poloni, Agon ELEZI – Bohum, Gjermani, Tihomir KOSTADINOV – Pjast Glivice, Poloni, Davor ZDRAVKOVSKI – Madervel, Skoci, Elif ELMAS – Lajpcig, Gjermani, Isnik ALIMI – Sepsi, Rumani, Dimitar MITROVSKI – Varazhdin, Kroaci;
SULMUES:
Bojan MIOVSKI – Aberdin, Skoci, Milan Ristovski – Bohemians 1905, Çeki, Darko ÇURLINOV – Shalke 04, Gjermani, Aleksandar TRAJKOVSKI – Hajduk, Kroaci, Lirim QAMILI – Hvidovre, Danimarkë;
Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:
Me padurim presim grumbullimin e rid he ndeshjet e forta kundër Kroacisë dhe Çekisë, dy kombëtare pjesëmarrëse në Kampionatin Europian.
Në përfaqësuesen e Maqedonisë janë futbollistë të cilët kanë konfirmuar se mund të garojnë me skuadrat më të forta evropiane. Ne u qëndrojmë besnikë lojtarëve që zhvilluan ndeshje të shkëlqyera në pjesën e dytë të eliminatoreve të Kampionatit Evropian, veçanërisht ndaj favoritëve të mëdhenj, Anglisë dhe Italisë. Pavarësisht formës apo statusit në klube do të jenë këtu për qëllimin tonë kryesor – Ligën e Kombeve dhe ndeshjet që na presin nga shtatori.
Me ne është Darko Velkovski, i cili është në fazën e fundit të rikuperimit nga lëndimi, por pavarësisht nëse do të mund të luajë, me rëndësi është që si njëri nga futbollistët më me përvojë në skuadër dhe një nga liderët e skuadrës, ai është pjesë e këtij tubimi.
Dy ndeshjet kontrolluese, kundër Kroacisë në Rijekë dhe kundër Çekisë në Hradec Kralove janë shumë të rëndësishme për ne, në përgatitjet për sfidat e shtatorit, me theks të veçantë në forcimin e atmosferës së mirë dhe bashkimit.
Patjetër duhet të rregullojmë edhe disa gjëra në lojë nëse duam të arrijmë rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme. Patjetër duhet të bëjmë më mirë, unë jam i vetëdijshëm për këtë. Ne krijojmë raste, por duhet ta përmirësojmë efikasitetin, të futemi më shumë në hapësirën boshe, të tregojmë karakter. Këto janë ndeshjet ku sigurisht se nuk do të mungojë motivimi dhe duhet të hyjmë seriozisht, me përgjegjësi dhe vendosmëri”.