Publikuar më 23 Јуни, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
"Si seleksionues i Maqedonisë në këtë Kampionat Evropian historik dhe të parin për ne, ndjej nevojë dhe e kam obligim të respektoj heronjtë tanë të cilët në thuajse tre vitet e kaluara dhanë kontribut dhe pa kushte ishin në dispozicionin tonë për të arritur rezultatin më të madh të futbollit të Maqedonisë. Në varshmëri me nevojat e ekipit sonte kundër Portugalisë do të mundohemi tu japim shans për të luajtur në këtë Kampionat Evropian gjithë futbollistëve. Edhe pse ndeshja me Portugalinë për ne nuk ka vlerë të madhe në aspekt të ecurisë në këtë eveniment, gjithsesi është shumë i rëndësishëm në aspekt të ndërtimit të rejtingut të përfaqësueses dhe përmirësimit të tij. Ashtu si në dy ndeshjet paraprake, sonte do të mundohemi edhe një herë të tregojmë se dalim në teren me qëllim për të luajtur futboll, të matemi me kundërshtarin dhe të bëjmë gjithçka që është në forcën tonë për të fituar. Nëse do i'a dalim do të shohim pas përfundimit të ndeshjes", deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski, para ndeshjes së sontshme kundër Portugalisë në kuadër të EURO 2017.