Milevski nga Antalia: E rëndësishme që lojtarët e rinjë luajnë testet

Publikuar më 26 Јануари, 2018 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësuesesë U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski këto ditë në Antalia të Turqisë ndjek përgatitjet e skuadrave tona dhe paraqitjet e lojtarëve të cilët gjenden në formacionin e shpresave të vendit apo edhe reprezentuesit potencial që mund të konkurojnë për përfaqësuesen U21.

“Gjithmonë është e dobishme kur nga afër ndjek futbollistët që janë reprezentues apo konurojnë për vend në përfaqësuese. Veç më kam ndjekur ndeshjet e Shkupit, Rabotniçkit dhe Akademia Pandevit, ndërsa do të jem i pranishëm edhe në ndeshjet kontrolluese që do të luajnë Vardari, Shkëndija dhe Sileksi. Në këto lloje të ndeshjeve më shpesh shans për të luajtur marrin gjithë futbollistët, posaçërisht të rinjtë dhe kjo është arsye kryesore për praninë time këtu ku skuadrat zhvillojnë përgatitjet. Gjithashtu, shumë me rëndësi është të shohim sa munden ata futbollistë të jenë konkurentë përballë rivalëve të fortë dhe në këtë mënyrë të imponohen në skuadrat e tyre dhe në përfaqësuese”, shprehet nga Antalia, Bllagoja Milevski.

Seleksionuesi i Maqedonisë U 21 bashkë me stafin e tij teknik të përfaqësueses në muajin mars do të organizojnë ndeshje stërvitore ndërmjet kandidatëve për vend të ekipin përfaqësues.

“Ndeshja testuese më 7 mars do të jetë një lloj filtre për formacionin para ndeshjeve kualifikuese për KE kundër Rusisë dhe Austrisë, por edhe për katër ndeshjet tjera kualifikuese. Do të marrin shans të luajnë futbollistët që nuk kanë luajtur paraprakisht dhe shpresoj kjo të jetë e dobishme për gjithë ne. Sërish potencoj se kemi talent dhe potencial, mirëpo duhet të jemi në nivel më të lartë në raport me ndeshjet paraprake dhe të kthejmë vetëbesimin”, përfundoi Milevski. 



   
   
Reprezentacioni A