Milevski në vigjilie të shortit të nesërm: Emocionet i japing 12-të përfaqësueset më të mira në Europë
Publikuar më
30 Ноември, 2016
në
Lajme
Seleksionuesi
i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski me bashkëpunëtorët e tij
ka arritur në Krakov të Polonisë ku nesër në orën 18:00 do të hidhet shorti për
grupet e Kampionatit Evropian për të rinjë që në vitin 2010 do të luhet në
Poloni. Udhëheqësi i shpresave të Maqedonisë vizitoi një pjesë të tereneve në
rrethinën e Krakovit të parapara nga organizatorët për përgatitje të përfaqësueseve
pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian. Komplekset stërvitore të ekipeve lokale
Zabejezhuv dhe Bronovjanka i kanë skenuar edhe përfaqësues të Serbisë, Spanjës
dhe Portugalisë. Milevski thotë se nuk ka ndonjë dëshirë të veçantë për kundërshtarët
të cilët do të jenë në grup me Maqedoninë.
“Në Kampionatin Evropian grumbullohet elita, ky është
filtri i fundit para se të mësojmë kampoionin e ri continental dhe vërtet është
e pafalemenderueshme të parashikojmë në aspekt të kundërshtarëve tanë eventual.
Puna më e rëndësishme për ne në periudhën që pason ëstë të sigurojmë kushtet më
të mira për përgatitje të ekipit dhe të ndjekim aktivitetet dhe paraqitjet e
lojtarëve. Jam i bindur se Polonia do të jetë vendas i shkëlqyeshëm. Vendasit
edhe në aspekt të rezultateve kanë pritje të mëdha, mirëpo ne gjithmonë
fokusohemi vetëm në ekipin tonë. Besoj se të gjithë do ta kuptojmë seriozitetin
e këtij eventi të madh për ne dhe të mbetemi pozitivë”, deklaron Bllagoja
Milevski.