Milevski: Maqedonia mund të jetë konkuruese vetëm nëse funksionojmë si ekip

Publikuar më 30 Август, 2023 Lajme, Lajme


Maqedoni - Itali

Eliminatoret për Euro 2024

9 shtator, ora 20:45, Arena “Todor Proeski”, Shkup

Bileta prej 300 dhe 500 denarë në rrjetin e shitjes së MKTickets

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 kundër Italisë (9 shtator, ora 20:45, Arena Kombëtare “Todor Proeski”) dhe Maltës ( 12 shtator, ora 20:45, Maltë).

Kreu i përfaqësueses shprehu pritshmëritë e tij për dy ndeshjet. Ai theksoi se Maqedonia do të mundohet të arrijë rezultate pozitive me ekipin që e kemi në dispozicion për momentin edhe pse përballemi me probleme në përbërje. Trajneri theksoi se të gjithë duhet të perceptojnë plotësisht tablonë reale të futbollit tonë, duke shtuar se ne nuk jemi superfuqi e futbollit dhe se humbja e rëndë nga Anglia duhet të na rrëzojë të gjithëve në tokë.

Blagoja Milevski – trajner i Kombëtares A të Maqedonisë:

“Tre nga lista nuk do të jenë me ne, eliminohet Marjan Radevski, e në kombinim për paraqitje nuk do të jetë edhe Darko Çurlinov, si dhe Valon Etemi, i cili nga muaji i kaluar po vuan nga lëndimi i njëjtë. Dimitar Mitrovski dhe Ahmed Iljazovski morën thirrje debutuese në përfaqësuese dhe do të tentojnë të rrisin konkurrencën.

Aleksandar Trajkovski aktualisht është pa klub, por është një profesionist të cilin e njoh mirë dhe ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e ekipit. Ai është fizikisht gati, por për të gjithë lojtarët do të bëjmë një vlerësim për gatishmërinë e tyre dhe do të vendosim sa minuta do të marrë në dy ndeshjet.

Ne duam të tregojmë se Maqedonia është konkurruese pavarësisht problemeve me të cilat përballemi. Do të japim maksimumin, djemtë do të jenë gati për sfidën dhe mendoj se atmosfera në përfaqësuese do të jetë e mirë dhe pozitive. Pavarësisht rezultateve, Maqedonia meriton mbështetje nga tribuna dhe shpresoj që stadiumi të mbushet deri në ulësen e fundit”.

“Maqedonia mund të jetë e mirë vetëm nëse funksionon si ekip dhe është detyrë e jona që të vendosemi në funksion të ekipit, vetëm kështu mund të shpresojmë për paraqitje të suksesshme. Fakti është se gjithmonë, përveç Portugalisë, na kanë munguar gjithmonë lojtarët, por ky është realiteti. Ne nuk jemi një superfuqi futbolli. Ajo që na ndodhi me Anglinë është ndoshta e mirë, të zbresim në tokë dhe të fillojmë nga fundi, të ndërtojmë shpirtin e ekipit".




   
   
Reprezentacioni A