Publikuar më 23 Август, 2016 në Lajme, Deri më 21 vjet
Reprezentuesit
e Maqedonisë deri më 21 vjet janë para një sfide të vërtetë në kuadër të
ndeshjeve që pasojnë kundër Skocisë dhe Irlandës së Veriut ku kërkohet rezultat
pozitiv në tentimin për t’i bërë reale gjasat për pjesëmarrje në Kampionatin
Evropian.
Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski pasi shpalli listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje dha opinionin e ty në drejtim të pritjeve për ndeshjen e parë me Skocinë në Edinburg më 2 shtator.
“Formacioni për ndeshjet që pasojnë kundër Skocisë dhe Irlandës së Veriut është njëjtë si në ndeshjet paraprake me Francën dhe Ukrainën. Ndeshjet janë të rëndësishme, nuk kemi hapsirë, e as kohë për të eksperimentuar apo provuar futbollistë të ri. Këta lojtarë në këto kualifikime luajnë shkëlqyeshëm dhe ky është një lloj shpërblimi për atë që kemi arritur deri tani. E dijnë si është atmosfera, çka kërkohet nga ata dhe të gatshëm janë që planet taktike t’i punojnë në stërvitje dhe t’i implementojnë në ndeshje”, thotë Milevski.
Udhëheqësi i shpresave të vendit përballet me probleme me futbollistë të lënduar dhe pikërisht për këtë arsye në formacion nuk është ftuar sulmuesi i Ujpeshtit të Hungarisë, Viktor Angellov.
“Përballemi me probleme shëndetësore. Angellov bëri gjithçka nga vetja për të qenë në shërbim, mirëpo përfundimisht lëndimi e pengon. Ndjekim situatën me Radeskin dhe Amanoviqin që gjithashtu janë të lënduar, mirëpo shpresojmë se do të mund të jenë në funksion të ekipit. Për mua më e rëndësishme është që edhe pas ndeshjeve të cilat lojtarët i kanë këtë fundjavë të mbesin të shëndoshë dhe në tërësi tu përkushtohen paraqitjeve me përfaqësuesen”, shtoi Milevski.
Seleksionuesi pret ndeshje të vështirë kundër Skocisë, përfaqësuese e cila në rradhët e saj ka futbollistë që luajnë në ekipe me renome.
“Me Skocinë nap ret ndeshje e vështirë. Kanë futbollistë të shkëlqyeshëm të cilët luajnë në ekipe kualitative në Premier Ligën angleze (Svonsi, Hull), pastaj në Premier Ligën e Skocisë (Gllazgou Rejnxhers, Harts, Aberdin), dhe kjo është dëshmi për kualitetin e tyre Mirëpo , ne edhe deri tani jemi bartuar shkëlqyeshëm me përfaqësuese të forta dhe besoj se edhe kësaj rradhe do të jetë ashtu”, përfundoi seleksionuesi, Bllagoja Milevski.
Përfaqësuesja e Maqedonisë U 21 mban pozitën e tretë në grup me 12-të pikë dhe dy fitore thuajse sigurisht dërgojnë në balotazh, ndërsa me pak fat edhe në krye të renditjes dhe kualifikim direkt në Kampionatin Evropian.