Milevski: Lojtarët japing më shumë se sa kanë mundësitë, kjo është për respekt

Publikuar më 05 Септември, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë Bllagoja Milevski sot realizoi takim brifing me gazetarët, në vigjilie të ndeshjes të ditës së martë dhe shumë të rëndësishëm me Irlandën e Veriut në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që vitin 2017 do të zhvillohet në Poloni.

“Mos gënjehemi, kjo ndeshje kundër Irlandës së Veriut në të cilin fuqishëm bartim imperativin e fitores është më e vështira për ne në këtë cikël kualifikues. Kishim dy mbledhje me futbollistët dhe duke i shikuar, vërej se edhe ata vetë janë të vetëdijshëm se nesër na pret ndeshja më e vështirë. Ndërsa kjo është mirë. Prandaj nesër duhet të japim 20% më shumë se secila paraqitje e jona paraprake edhe në cilësi, edhe në diciplinë si dhe përgjegjësi në lojë, nëse duam të marrim rezultat pozitiv. Në të kundërtën, nëse nuk jemi në nivel, nëse i nënçmojmë, nëse nuk jemi në nivelin e ndeshjeve paraprake, nuk do të arrijmë të gëzohemi në fund” , tha Milevski.  

“Irlanda e Veriut nuk është aspak kundërshtar naiv si që mendohet. Nëse shihen gjithë ndeshjet e tyre do të vëreni se vështirë humbin, luajtën futboll të fortë dhe të shkëlqyeshëm. Avansonin edhe kundër neve në ndeshjen e parë, që nënkupton se patjetër të kemi qasje maksmalisht serioze për këtë ndeshje”, shtoi seleksionuesi i përfaqësueses U 21.

Maqedoninë e mundojnë lëndimet e tre futbollistëve kyç, portierit Igor Aleksovskit, kapitenit David Babunski dhe mbrojtësit të majtë, Besir Demiri.

“Bëhet fjalë për tre pozicione të rëndësishme. Sot presim raportet mjekësore të detajuara, pas çka do të dihet nëse do të mund të llogarisim në ta. Në çdo rast, edhe nëse nuk do të mund të llogarisim në shërbimet e tyre kemi futbollistë që mund të përgjigjen denjësisht. Unë dua të tregoj respekt maksimal për gjithë futbollistët tanë të ri për gjithë atë që janë duke dhuruar për përfaqësuesen e Maqedonisë. Një pjesë e mirë e tyre nuk janë as standard në ekipet ku luajnë, mirëpo për përfaqësuesen japing më shumë se 100%. Kjo është për respekt maksimal”, përfundoi Bllagoja Milevski. 



   
   
Reprezentacioni A