Milevski: I lumtur për grumbullimin e parë, fokusi fillimisht për ndeshjen me Armeninë

Publikuar më 25 Август, 2021 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski pasi publikoi listën e futbollistëve për 3 ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror të vitit 2022, ka folur për mediat në një konferencë për shtyp të organizuar në distancë përmes platformës Zoom:

Kam vendosur që në këtë grumbullim të thëras futbollistë të cilët kanë grumbulluar përvojë të madhe në ekipin përfaqësues. Në ekip ka edhe disa lojtarë që rikthehen, si dhe tre debutues. Gëzohem për këtë grumbullim, me padurim pres ritakimin me një pjesë të madhe të futbollistëve të cilët ishin pjesë e përfaqësueses U21. Jemi të fokusuar maksimalisht për ndeshjen e parë ndaj Armenisë. Bëhet fjalë për përfaqësuese cilësore e cila edhe në ndeshjet paraprake në Ligën e Kombeve tregoi se është rival i fortë dhe me një seleksionues kualitativ”.

„Sinqerisht më vjen keq që nuk do ta kemi Arian Ademin për ndeshjet e shtatorit. Në komunikim me lojtarin dhe Dinamo Zagrebin, bashkarisht vendosëm se më me rëndësi është shëndeti i futbollistit, të rikuperohet tërësisht nga lëndimi dhe ta kemi të gatshëm për në Tetor. Boban Nikollov javën e kaluar rezultoi pozitiv në Covid-19, jemi në pritje të ritestimit dhe shpresoj ta kemi në këtë grumbullim”.

„Besoj në cilësitë dhe potencialin që posedon Adis Jahoviq, do të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin në sulm, pas tërheqjes së Pandevit, Triçkovskit dhe Velkovskit. Tani gjendemi në një fazë tranzicioni dhe pjesërisht rinovimit dhe jam i sigurtë se djemtë do të japin gjithçka nga vetja për të kompensuar minusin që lanë pas vetes këta tre futbollistë”.

„Në përfaqësuese vendosa t’i thërras Aleksandar Trajkovskin dhe Gjoko Zajkovin, futbollistë që nuk kanë paraqitje për klubet e tyre por kanë përvojë të madhe e cila do të na nevojitet për ndeshjet e shtatorit. Bejtullai është në listën e zgjeruar, por për momentin në pozitën ku e planifikoj si mbrojtës i djathtë, momentalisht në formë më të mirë janë Stefan Ristovski dhe Todor Todorovski. Por kjo nuk don të thotë se heq dorë nga ai, ndërsa e njejtë është situata edhe me Vllatko Stojanovskin. Nuk heq dorë nga ta, as kam të drejtë të heq dorë nga ata, por nëse tani nuk gjenden në listë, nuk don të thotë se nuk do të jenë me ne në tetor. Megjithatë, nga ata varet në çfarë forme do të jenë“. 



   
   
Reprezentacioni A