Milevski: Futbollistët treguan si duhet të luajnë, stafi teknik si duhet punuar

Publikuar më 24 Јуни, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Urime për përfaqësuesen e Portugalisë për fitoren, urime deri te futbollistët e mi të cilët edhe sonte dhanë më shumë se maksimumin. Falënderim i madh deri te secili prej tyre për kohën e kaluar bashkë, për mënyrën si kanë luftuar dhe për sjelljen e tyre ndaj fanellës së përfaqësueses. Kemi treguar se kemi ardhur të luajmë futboll dhe të provojmë të tregojmë futboll pa marrë parasysh kualitetet e kundërshtarit. Kemi treguar se jemi konkurentë dhe duhet të jemi krenar për këtë”, u shpreh seleksionuesi Milevski në takimin me gazetarë pas ndeshjes, duke vijuar. 

Tregues të mjaftueshëm për kualitetin e këtyre djemve në përfaqësuese është mënyra se si kemi mbyllur kualifikimet, paraqitjet që kemi treguar në këtë Kampionat Evropian dhe posaçërisht sjellja ndaj fanellës nacionale. I dij kualitetet e këtyre futbollistëve edhe si personalitete dhe kjo periudhë e kaluar bashkë do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Të gjithëve na treguan si duhet të duket një reprezentues i Maqedonisë. Jam krenar që kisha mundësinë të punoj me këta djem, një pjesë e imja përgjithmonë do të mbetet lidhur me ta. Të kemi shëndetin, ndoshta një ditë sërish mund të bashkëpunojmë në ndonjë vend tjetër”, tha Milevski. 

Treguan si duhet të luhet, stafi teknik tregoi si duhet të punohet dhe shpresoj të mos presim sërish 25 vite për kualifikim tjetër në Kampionat Evropian. Mungesa e vetme në këtë evropian ishte mungesa e ndeshjeve kualitative të futbollistëve në plan ekipor. Në sistem turneu ndjehet mos përgatitja e mjaftueshme fizike. Shpresoj në të ardhmen futbollistët të kenë më shumë ndeshje kualitative, ndërsa klubet më gjatë të qëndrojnë në Kupat Evropiane”, përfundoi Milevski në press-konferencën zyrtare pas ndeshjes me Portugalinë.



   
   
Reprezentacioni A