Milevski: Futbollistët treguan se dijnë të bartin presionin
Publikuar më
29 Март, 2016
në
Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë ka zhvilluar paraqitje
të shkëlqyeshme kundër Francës në Le Man, duke barazuar 1:1 në ndeshjen e
rrethit të gjashtë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për të rinjë që në
vitin 2017 do të zhvillohet në Poloni. Guximi, lufta dhe motivimi për fitore i
karakterizoi futbollistët e Bllagoja Milevskit edhe në këtë ndeshje. Seleksionuesi
i Maqedonisë thotë se futbollistët kanë vërtetuar se mund të barten me
presionin që imponohet vetë para ndeshjeve të këtilla.
“Djemtë luajtën
ndeshje heroike. Luftuan fuqishëm, besonin në veten dhe në fund arritëm të
luajmë për nderin e Maqedonisë. Thamë se vijmë në Le Man për të luajtur lojën
tonë dhe arritëm ta bëjmë këtë. Luajtëm për fitore kundër një formacioni për të
cilin të shumtë janë ata që vlerësojnë se është më i talentuari në Evropë.
Urime për futbollistët tanë. Edhe një herë treguan se si luhet për fanellën e
ekipit përfaqësues. Në aspekt të lojës, gjithë atë që u morrëm vesh para
ndeshjes futbollistët e implementuan në tërësi, ishin në nivel në teren,
treguan se munden të barten me presionin që sjell lloji i ndeshjeve të këtilla,
ndërsa për ne si staf teknik ajo është shumë me rëndësi. Falënderim për gjithë
ata që sinqerisht na kanë përkrahur, shpresoj që tani edhe tjerët do të na
shikojnë ndryshe. Futbollistët merituan respektin”, deklaroi seleksionuesi i përfaqëuseses
U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.