Milevski: Futbollistët treguan qasje profesionale dhe entuziazëm të madh

Publikuar më 08 Јуни, 2023 Lajme, Lajme


Më 10 qershor (e shtunë) përfaqësuesja A e Maqedonisë grumbullohet zyrtarisht për ndeshjet eliminatore të muajit qershor për Kampionatin Evropian 2024 kundër Ukrainës (16 qershor, Arena “Todor Proeski”) dhe Anglisë (19 qershor, Old Trafford, Manchester).

Pjesa më e madhe e futbollistëve të thirrur për këto dy ndeshje, tashmë kanë përfunduar aktivitetet në klubet e tyre dhe pjesën e parë të përgatitjeve e kanë bërë me ekipin përfaqësues.

Deni Iliev, Ezgjan Alioski, Jovan Manev, Enis Bardhi, Arijan Ademi dhe Ilija Nestorovski nuk kanë mundur të vihen në dispozicion për përgatitjet nga 2 deri më 8 qershor në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski", ndërsa Elif Elmas sot ka bërë stërvitje me përfaqësuesen.

Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses të Maqedonisë:

- “Shumica e futbollistëve janë mbledhur, presim që të tjerët të na bashkohen në tri ditët e ardhshme, më 12 qershor duhet të jemi komplet në stërvitje pasi të vijnë Alioski, Ademi dhe Iliev.

Jam jashtëzakonisht i kënaqur me këtë fazë të përgatitjeve. Futbollistët edhe pse të lodhur nga sezoni nëpër klube, treguan përkushtim, qasje profesionale dhe entuziazëm të madh.

Jemi munduar të arrijmë një ekuilibër të caktuar për sa i përket lodhjes fizike dhe energjive që do të na nevojiten për fazën e ardhshme të përgatitjeve dhe garat që na presin. Tashmë theksin e kemi vënë te përgatitja fizike dhe nga 10 qershori po fokusohemi në analizat tekniko-taktike dhe kjo do të jetë fokusi i stërvitjes.

Ukrainasit do të drejtohen nga një trajner i ri, i cili do të ndryshojë sistemin e lojës, por tashmë jemi mësuar me ndryshime që, për të mos thënë se na e vështirësojnë punën në përgatitjen e ndeshjeve. I tillë ishte edhe para ndeshjes me Maltën.

Por për ne gjëja më e rëndësishme është të jemi të fortë në seancat e ardhshme stërvitore dhe të investojmë si taktikisht ashtu edhe fizikisht. Edhe pse është fundi i sezonit, jam i sigurt se lojtarët kanë motiv dhe energji për dy ndeshje të tjera të forta”.





   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A