Milevski: Futbollistët e selektuar të gjeneratës 1996/97 treguan kualitet, lista përfundimtare për KE të hënën

Publikuar më 04 Јуни, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” gjenerata e reprerezentuesve të lindur në vitet 96/97 luajtën ndeshje kontrolluese e cila duhet të jep përgjigjen për gjashtë apo shtatë emrat e futbollistëve që do të kyçen në listën e seleksionuesit të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë për Kampionatin Evropian në Poloni. Udhëheqësi i përfaqësueses më të suksesshme të Maqedonisë, Bllagoja Milevski listën definitive për kampionatin kontinental për të rinjë do ta publikojë të hënën.

“Kjo ishte prova jonë e fundit para startit të kualifikimeve të reja. Jam i kënaqur me futbollistët, treguan se nuk janë rastësisht këtu. Shpresoj të kenë përgatitje të suksesshme dhe para se gjithash të jenë titullarë në klubet e tyre. Listën përfundimtare për KE në Poloni, apo përgjigjen se kush prej futbollistëve të gjeneratës së re do ti kyçim në mesin e atyre që do të paraqiten në Kampionatin Evropian do ta bëjmë të ditur në nesër (e hënë)”, deklaroi Milevski.

Futbollistët të cilët u gjetën në listën e Milevskit për KE në Poloni sot kanë grumbullimin e parë në orën 17:00 në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup.



   
   
Reprezentacioni A