Milevski: Do të mundohemi maksimalisht tu përgjigjemi sfidave të reja

Publikuar më 27 Септември, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski pasi bëri publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e rradhës me Serbinë (6 tetor-qendra stërvitore "Petar Milloshevski")  dhe Gjibraltarin (10 tetor-Faru) për Kampionatin Europian të vitit 2019 në Itali,

deklaroi se na pret duel me një prej favoriët kryesor për vendin e parë në grup dhe Serbia nuk ka ndryshuar sistemin e lojës prej Kampionatit Europian në Poloni.

“Luajmë ndeshje kundër një prej përfaqësueset më kualitative në grup, sipas meje favorit për kualifikim në KE 2019, kundërshtar që ka në formacion lojtar nga ligat më të forta. Patjetër të hyjmë maksimalisht të përgatitur dhe të koncentruar në këtë ndeshje. Sistemi i lojës i Serbinsë nuk ka ndryshuar në raport me atë që luanin në Kampionatin Europian. Ka disa lojtarë nga ai formacion që vazhdojnë të luajnë për U 21. Aty janë Jovanoviq, Grujiq dhe Gajiq, mirëpo do të shohim me cilin formacion do të luajnë kundër neve. Maqedonia tregoi cilësi në periudhën e kaluar, shpresoj ashtu të jetë edhe kundër Serbisë, pastaj edhe me Gjibraltarin. Gjorgjev dhe Elmas do të jenë në shërbimin tonë në duelin e parë, ndërsa pastaj do t’i lirojmë për tu bashkuar me përfaqësuesen A. Për herë të parë me ne do të jetë Dushan Gjorgjev, portieri që vjen nga SHBA-të ku luan për Oklahoman. Janë ftuar gjithsej 22 futbollistë të cilët besoj maksimalisht do t’i përgjigjen sfidës së re që i pret”, deklaroi Milevski.

Seancën e parë stërvitore përfaqësuesja U 21 do ta ketë më 1 tetor në orën 14:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”. Stërvitja zyrtare para ndeshjes është më 5 tetor.

Biletat për ndeshjen Maqedoni U 21-Serbi U 21 janë në shitje përmes rrjetit mktickets dhe kushtojnë 150 denarë.

 Në ndeshjen e parë të këtij cikli eliminator, Maqedonia U 21 shënoi fitore bindëse 0:3 në fushë të Armenisë.



   
   
Reprezentacioni A